Shërbimi për Çështje Ligjore dhe Zhvillim të Politikave është përgjegjës për zbatimin e politikave dhe vendimeve të KGJK-së dhe Sekretariatit si dhe mbikëqyr zbatimin e tyre në gjykata. Për rregullimin e çështjeve ligjore dhe zhvillimin e politikave të reja, përgatit projekte – akte të ndryshme.
Duke aplikuar metodat e kërkimeve shkencore dhe analitike e mbështet misionit e KGJK-së. Zbaton dhe vlerëson politikat e çështjeve penale dhe civile. Jep mendime të ndryshme, të paanshme, profesionale nga fusha ligjore dhe strategjike.
Për të tërhequr fonde ndërkombëtare, për të ndihmuar në plotësimin e nevojave të sistemit të drejtësisë, përgatit projekt-propozime të ndryshme. Ofron të dhëna statistikore, mirëmban të dhënat e evidencës penale si dhe përmes të gjeturave të auditorit të brendshëm, kontrollon sigurimin e mekanizmave gjegjës.
Në kuadër të këtij shërbimi bëjnë pjesë njësitë profesionale administrative si në vijim:
Njësia për Çështje Ligjore, Analiza dhe Hulumtime,
Njësia për Statistika,
Njësia për Evidencë Penale, dhe
Njësia për Vlerësim dhe Verifikim Gjyqësor.