Njësia për Buxhet dhe Financa është përgjegjës për zbatimin e të gjitha politikave dhe vendimeve të miratuara nga KGJK dhe Sekretariati. Për KGJK, Sekretariatin, Njësinë për përformancën Gjyqësore dhe Zyrën e prokurorit Disiplinor, planifikon, menaxhon dhe ekzekuton buxhetin.
Për planifikimin, menaxhimin dhe ekzekutimin e buxhetit të gjykatave, përgatit raporte analitike si dhe për fushëveprimtarinë e vet jep këshilla profesionale për KGJK, Sekretariat dhe gjykata.
Mbikëqyrë menaxhimin e pasurisë së gjykatave në bazë të udhëzimeve të Ministrisë së Financave, përkatësisht thesarit si dhe udhëzimeve, vendimeve të KGJK-së, përkatësisht Sekretariatit. Zbaton planin Strategjik që përkon me buxhet e financa.
Njësia për Buxhet dhe Financa udhëhiqet nga UD. Koordinatori i Njësisë, z. Ilaz Papaj.
Kontakti:
E-mail: ilaz.papaj@rks-gov.net
Tel: 038/200 17 446
Adresa: Këshilli Gjyqësor i Kosovës
Rruga ‘’Luan Haradinaj’’ p.n.
Prishtinë, Kosovë