Njësia për Shërbime të Përbashkëta është përgjegjës për zbatimin e të gjitha politikave dhe vendimeve të miratuara nga KGJK dhe Sekretariati. Bazuar në kërkesat e nevojshme të KGJK-së dhe gjykatave, organizon dhe planifikon aspektin logjistik ku përfshihet infrastruktura e objekteve të gjykatave, automjetet e transportit, sigurimi fizik etj.
Përgatit hartimin e planeve lidhur me aktivitetet për realizimin e detyrave për fushëveprimtarinë e vet, në aspektin e infrastrukturës dhe furnizimit.
Ndërmjet KGJK-së dhe gjykatave bashkërendojnë aktivitete që bien në fushëveprimtarinë e njësitit.
Njësia për Shërbime të Përbashkëta udhëhiqet nga Koordinatori i Njësisë, z. Muhamet Kurtishaj.
Kontakti:
E-mail: muhamet.kurtishaj@rks-gov.net
Tel: 038/200 17 464
Adresa: Këshilli Gjyqësor i Kosovës
Rruga ‘’Luan Haradinaj’’ p.n.
Prishtinë, Kosovë