KGJK pjesë e Konferencës Vjetore të Shoqatës Kombëtare të Grave Gjyqtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

KGJK pjesë e Konferencës Vjetore të Shoqatës Kombëtare të Grave Gjyqtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

San Diego, 17 – 20 tetor 2024 – Zëvendës kryesuesja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Arjeta Sadiku, se bashku me Kryetaren e Komisionit për Çështje Normative, Drita Rexhaj si dhe Kryetaren e Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve, Teuta Ibrahimi, po marrin pjesë në konferencën vjetore të Shoqatës Kombëtare të Grave Gjyqtare, e cila po mbahet në San Diego të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Konferenca tre (3) ditore, ka mbledhur rreth 300 gra gjyqtare nga SHBA dhe vende të ndryshme të botës nga nivele të ndryshme të sistemit gjyqësor.

Këtë vit, diskutimet janë të përqendruara në temat si inteligjenca artificiale, siguria gjyqësore, dhuna në familje, identiteti gjinor dhe e drejta, baraspeshimi i jetës profesionale dhe private, pavarësia gjyqësore dhe politizimi i zgjedhjeve në gjyqësor, dhe shumë tema të tjera.

Anëtaret e KGJK-së do të kenë mundësinë të diskutojnë dhe shkëmbejnë përvojat me homologet e tyre nga shtete të ndryshme, duke krijuar ura të reja të bashkëpunimit mes grave gjyqtare.

Pjesëmarrja në këtë  ngjarje të rëndësishme është mundësuar nga Programi e USAID-it, Drejtësia Komerciale.