Vushtrri, 13 tetor 2024 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka organizuar mbajtjen e testit kualifikues, në kuadër të procesit të rekrutimit të 21 pozitave për gjyqtarë të rijnë në nivel të gjykatave themelore të Republikës së Kosovës, i cili është duke u mbajtur në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.
Në testin kualifikues janë duke marrë pjesë 285 kandidatë, prej tyre, 144 femra dhe 141 meshkuj, prej të cilëve dy (2) janë pjesëtarë nga radhët e komuniteteve.
Komisioni për Rekrutimin e Gjyqtarëve është duke e mbikëqyrur rrjedhën e mbajtjes së testit.
Ky proces është duke u zhvilluar edhe nën mbikëqyrjen e monitorueseve nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS).
KGJK ka ndërmarrë të gjitha veprimet që procesi i këtij testi të realizohet në mënyrë profesionale e të bazohet në meritokraci.
Pas vlerësimit të testit kualifikues, do të vazhdohet me fazat tjera sipas Rregullores dhe në përputhje me standardet më të avancuara ndërkombëtare.