Komisioni për emërimin e gjyqtarëve zbaton procedurat për vlerësim, verifikim dhe rekrutim të gjyqtarëve, në përputhje me dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në bazë të të cilave administron procesin e emërimit të gjyqtarëve.
Gjyqtarët i emëron, riemëron dhe shkarkon Presidenti i Republikës së Kosovës, me propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Përbërja e gjyqësorit pasqyron shumëllojshmërinë etnike të Kosovës dhe parimet e pranuara ndërkombëtarisht të barazisë gjinore. Përbërja e gjykatave pasqyron përbërjen etnike të jurisdiksionit territorial të gjykatës përkatëse. Para dhënies së propozimit për emërim ose riemërim, Këshilli Gjyqësor i Kosovës këshillohet me gjykatën përkatëse.
Propozimet për emërimin e gjyqtarëve duhet të bëhen në bazë të procesit të hapur për emërime, në bazë të meritave të kandidatëve, dhe ky propozim pasqyron parimin e barazisë gjinore dhe përbërjen etnike të jurisdiksionit territorial të gjykatës përkatëse. Të gjithë kandidatët duhet t’i plotësojnë kriteret e përcaktuara me ligj.
Anëtarët e Komisionit për emërim të gjyqtarëve i zgjedh Këshilli Gjyqësor i Kosovës në çdo konkurs të shpallur.
Komisioni ndihmohet profesionalisht nga Zyra e KGJK-së për Vlerësim dhe Verifikim Gjyqësor.
Përgjegjës për Komisionin janë: Zyra për Vlerësim dhe Verifikim
Hazir Lushaj
Koordinator i Zyres për Vlerësim dhe Verifikim
E-mail: hazir.lushaj@rks-gov.net
Tel: +383 (0) 38 200 18 975