Komisioni për Çështje Normative drejt finalizimit të Rregullores për Organizimin dhe Veprimtarinë e Brendshme të Gjykatave

Komisioni për Çështje Normative drejt finalizimit të Rregullores për Organizimin dhe Veprimtarinë e Brendshme të Gjykatave

Prishtinë, 25 korrik 2023 – Komisioni për Çështje Normative (KÇN) nën udhëheqjen e kryetares se komisionit, Drita Rexhaj, ka mbajtur takimin e radhës për finalizimin e draft Rregullore Nr. X/2024 për Organizimin dhe Veprimtarinë e Brendshme të Gjykatave të Republikës së Kosovës dhe shtojcave te saj, e cila synon të përcaktoj organizimin, funksionimin dhe mënyrën e ushtrimit të veprimtarisë së brendshme në gjykatat e Republikës së Kosovës, duke përfshirë kryerjen e punëve të administratës gjyqësore, punët administrativo teknike, veprimtarinë jashtë buxhetore financiare dhe materiale që nuk është rregulluar me dispozita të tjera.