Të krijohet dhe të ruhet një sistem gjyqësor kosovar i pavarur, që i’u ofron shërbime gjyqësore të paanshme të gjithëve dhe që është funksional në të gjitha aspektet organizative dhe operative.
Vizioni
Një sistem gjyqësor kosovar që është i pavarur, i qasshëm për të gjithë, i drejtë dhe efikas në punën e tij, që jep llogari në punën e vet, që është funksional dhe që u përmbahet standardeve më të larta të ndershmërisë, integritetit, kompetencës, profesionalizmit dhe transparencës.