Njësia për Çështje Ligjore, Analiza dhe Hulumtime është përgjegjës për zbatimin e politikave dhe vendimeve të KGJK-së dhe Sekretariatit, si dhe mbikëqyrë zbatimin e tyre në gjykata. KGJK i ofron mbështetje ligjore në hartimin e legjislacionit sekondar si dhe në hartimin e dokumenteve strategjike.
Në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian, siguron harmonizimin e legjislacionit të KGJK-së si dhe përcjelljen e zbatimit të vendimeve dhe rregulloreve të KGJK-së.
Si rrjedhojë e hulumtimeve dhe analizave të zhvilluara jep sugjerime adekuate si dhe përcjellë përvojën e praktikave ndërkombëtare nga lëmi gjyqësor.
Njësia për Çështje Ligjore, Analiza dhe Hulumtime udhëhiqet nga Koordinatori Njësisë, z. Astrit Hoti.
Kontakti:
E-mail: astrit.hoti@rks-gov.net
Tel: 038/200 17 436
Adresa: Këshilli Gjyqësor i Kosovës
Rruga ‘’Luan Haradinaj’’ p.n.
Prishtinë, Kosovë