NjAB ka për qëllim të ofroj shërbime të pavarura, objektive, siguruese dhe këshillëdhënëse të dizajnuara që të shtojnë vlerën dhe të përmirësojnë operacionet e KGJK-së.
NjAB i ndihmon KGJK-së, që të arrij objektivat e saja, duke sjellë një qasje sistematike dhe të disiplinuar për të vlerësuar dhe përmirësuar efektivitetin e proceseve të menaxhimit të rrezikut, kontrollit dhe qeverisjes.
NjAB funksionon në bazë të ligjit nr.06/L-021 për kontrollin e brendshëm të financave publike, ku funksionin e saj e ushtron në mënyrë të pavarur dhe i raporton drejtpërdrejtë vetëm Udhëheqësi më i lartë institucional (Kryesuesit të KGJK-së) dhe e njofton Komitetin e Auditimit.
Në raport me strukturat tjera organizative në KGJK-së, NjAB ka pavarësinë funksionale në planifikimin e punës së auditimit, në kryerjen e auditimit dhe në raportim.
Detyrat dhe përgjegjësitë e Njësisë për Auditim të Brendshëm
Kryen auditime të brendshme në pajtim me rregullat, politikat, doracakët, udhëzimet dhe standardet profesionale të nxjerra nga organet qendrore, në pajtim me legjislacionin në fuqi;
Njësia e Auditimit të Brendshëm bënë auditimit të brendshëm në Njësitë e KGJK-së dhe në të gjitha Gjykatat me degët e tyre ne baze te planit vjetor te punës ;
Pas përfundimit të çdo auditimi, raporti i auditimit i dërgohet udhëheqësit të subjektit dhe aty ku është kryer auditimi;
Organizimin dhe raportimin e auditimeve ad hoc sipas kërkesës së udhëheqësit më të lartë institucional;
Ofron rekomandime për përmirësimin në ngritjen e ekonomizimit, efikasitetit dhe efektivitetit të veprimtarive të KGJK-së;
Monitoron zbatimin e rekomandimeve në mënyrë sistematike sipas planit të veprimit ;
Komunikimin me njësitë e tjera organizative dhe palët e jashtme relevante;
Raportimin e rregullt dhe të jashtëzakonshëm lidhur me çështje të auditimit të brendshëm ;
Përgatit dhe dorëzon planin strategjik dhe planin vjetor për rishikim dhe miratim tek Udhëheqësi më i lartë institucional dhe te Komiteti i Auditimit;
Struktura organizative e Njësisë së Auditimit të Brendshëm është në përbërje prej udhëheqëses dhe aktualisht prej tre auditor profesionistë të certifikuar;
Njësia e Auditimi të Brendshëm udhëhiqet nga Drejtoresha e Njësisë, znj. Kadifete Daka.
Shkarko statutin e auditimit të brendshëm
Kontakti:
E-mail: kadifete.hasani@rks-gov.net
Tel: 038/200 17 451
Adresa: Këshilli Gjyqësor i Kosovës,
Rruga ‘’Luan Haradinaj’’ p.n,
Prishtinë, Kosovë