KGJK emëron udhëheqësit e Departamentit Special në Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën Themelore në Prishtinë

KGJK emëron udhëheqësit e Departamentit Special në Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën Themelore në Prishtinë

Prishtinë, 19 korrik 2024 – Po mbahet takimi i 330-të i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), me ç’rast janë emëruar udhëheqësit e Departamentit Special në Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Këshilli emëroi gjyqtaren e Departamentit Special në Gjykatën e Apelit, Afërdita Bytyqi, udhëheqëse të këtij Departamenti, si dhe gjyqtarin e Departamentit Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Valon Kurtaj, udhëheqës të këtij Departamenti.

Mandati i udhëheqësve është pesë vjeçar dhe fillon nga data 1 gusht 2024.