Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi në mes të Gjykatës së Apelit, Gjykatës Komerciale, Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Shkollës së Mesme Ekonomike-Juridike “ Hoxhë Kadri Prishtina” në Prishtinë

Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi në mes të Gjykatës së Apelit, Gjykatës Komerciale, Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Shkollës së Mesme Ekonomike-Juridike “ Hoxhë Kadri Prishtina” në Prishtinë

Prishtinë, 17 tetor 2024 – Është nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi në mes të Gjykatës së Apelit, Gjykatës Komerciale, Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Shkollës së Mesme Ekonomike-Juridike “ Hoxhë Kadri Prishtina” në Prishtinë.

Memorandumi është nënshkruar nga kryetari i Gjykatë së Apelit, Valon Totaj, nënkryetari i Gjykatës Komerciale, Hasan Kryeziu, kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani – Rama dhe drejtoresha e Shkollës së Mesme Ekonomike-Juridike, Teuta Govori. I pranishëm në këtë takim ishte edhe kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj.

Qëllimi i këtij Memorandumi të Bashkëpunimit është themelimi i bashkëpunimit në mes të Gjykatës së Apelit, Gjykatës Komerciale, Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Shkollës së Mesme Ekonomike-Juridike “Hoxhë Kadri Prishtina” në Prishtinë, për mundësinë e mbajtjes së praktikës (pjesëmarrje në shqyrtime gjyqësore, organizimin e tryezave të ndryshme, bashkëpunim për praktik simuluese gjyqësore) për nxënësit e kësaj shkolle.

Memorandumi gjithashtu, synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe angazhimin qytetar me sistemin e drejtësisë së Kosovës duke nxitur llogaridhënien e institucioneve përmes rritjes së mundësive për monitorimin publik dhe kontributet e qytetarëve në politikat dhe praktikat e drejtësisë.

Gjatë takimit, kryetarët e gjykatave u zotuan se gjykatës nxënësve të Shkollës së Mesme Ekonomike-Juridike do t’ju mundësoj punën praktike dhe përcjelljen e  gjykimeve në seanca në departamentet e ndryshme, me përjashtim të seancave të cilat janë të ndaluara për publikun sipas legjislacionit në fuqi.