Komisioni për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve ka mbajtur seancën plenare të radhës

Komisioni për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve ka mbajtur seancën plenare të radhës

Prishtinë, 29 prill 2024 – Komisioni për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve, i udhëhequr nga kryetarja e Komisionit, gjyqtarja Teuta Ibrahimi, ka mbajtur seancën plenare të fundit të këtij komisioni, me përbërjen e deritanishme.

Gjatë këtij takimi, u shqyrtuan 3 kundërshtime dhe u aprovuan 10 raporte të vlerësimit të performancës, si dhe u bë ndarja e dosjeve për anëtarët të cilët kanë aplikuar në PZAP. 

Kryetarja e Komisionit, ka falënderuar anëtarët e komisionit për punën e tyre deri më sot, duke shpresuar se komisioni do të vazhdojë të njëjtin bashkëpunim edhe me anëtarët e rinj. Po ashtu, anëtarët shprehën mirënjohjen e tyre për bashkëpunimin me kryetaren e Komisionit me ç’rast e falënderuan atë për mbarëvajtjen e mirë të proceseve të këtij komisioni.