Po mbahet punëtori e përbashkët e KGJK-së dhe gjykatave rreth administrimit të sistemit gjyqësor

Po mbahet punëtori e përbashkët e KGJK-së dhe gjykatave rreth administrimit të sistemit gjyqësor

Tiranë, 24 – 26 prill 2024 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në bashkëpunim me gjykatat po mban punëtori lidhur me administrimin e sistemit gjyqësor dhe diskutimit rreth çështjeve që lidhen me efikasitetin dhe performancën e gjykatave.

Në këtë punëtori, po marrin pjesë anëtarë të KGJK-së, kryetarë dhe administratorë të gjykatave dhe drejtorë të Sekretariatit të KGJK-së.

Punëtoria ka në fokus të diskutimit shqyrtimin e çështjeve, si: zbatimi i planeve strategjike të KGJK-së dhe planeve të veprimit për zgjidhjen e lëndëve; zbatimi i normës; performanca dhe nevojat për trajnimin e administratës gjyqësore; inspektimet gjyqësore, logjistika dhe financat në gjyqësor; proceset e auditimit të jashtëm dhe brendshëm; zbatimi i sistemit SMIL; evidenca penale dhe rritja e cilësisë së të dhënave në SQEP; sistemet elektronike në sistem gjyqësor; kërkesat e kryetarëve dhe administratorëve të gjykatave, si dhe çështje të tjera me rëndësi për rritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies në sistemin gjyqësor.