Kryesuesi i KGJK-së priti në takim Ambasadorin e Misionit të OSBE-së, Davenport

Kryesuesi i KGJK-së priti në takim Ambasadorin e Misionit të OSBE-së, Davenport

Prishtinë, 23 prill 2024 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) për Kosovë, z. Michael Davenport.

Qëllimi i këtij takimi ishte mbajtja e vazhdimësisë së komunikimit në me të dy institucioneve si dhe diskutimi i mbështetjes së Misionit të OSBE-së, ndaj sistemit gjyqësor.

Kryesuesi i KGJK-së, ka falënderuar Ambasadorin Davenport për përkrahjen e vazhdueshme të Misionit të OSBE-së në Kosovë, me ç’rast ka shprehur gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit në çështjet e përbashkëta në mes të KGJK-së dhe OSBE-së, me qëllim të ngritjes së efikasitetit dhe transparencës së sistemit gjyqësor në Kosovë.