Prishtinë, 23 prill 2024 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka vazhduar takimin e 325-të me radhë, me ç’rast janë diskutuar dhe miratuar pikat sipas rendit të ditës.
KGJK ka miratuar:
- Rregulloren për Procedurën e Rekrutimit, Pranimit, Emërimit dhe Punës Provuese për të Punësuarit në Administratën e Sistemit Gjyqësor;
- Autorizimin e Drejtorit të Sekretariatit të KGJK-së të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për inicimin e procedurave për shpalljen publike të konkursit të jashtëm të brendshëm, sipas planit të përgjithshëm të personelit për gjyqtarë dhe administratën gjyqësore për vitin 2024;
- Kërkesën e Departamentit për Evidencë Penale në SKGJK për vazhdimin e marrëdhënies së punës së konsulentëve ligjor në gjykata edhe për tre muaj;
- Vazhdimin e kontratave të punës për zyrtarët e angazhuar paraprakisht në gjykata dhe Sekretariat, me mbështetjen e projektit të UNDP-së;
- Kërkesat për transfer të përhershëm të bashkëpunëtorëve profesional, sipas rekomandimeve të Komisionit për trajtimin e kërkesave për transferimin të përhershëm të bashkëpunëtorëve profesional, duke refuzuar një kërkesë për shkak të vendeve jo të lira;
- Autorizimin e Kryesuesit të KGJK-së për nënshkrimin e Memorandumit të mirëkuptimit në mes të KGJK-së dhe Radio Televizionit të Kosovës;
- Shpalljen e konkursit të brendshëm për anëtarë të Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve, nga radha e gjyqtarëve të Gjykatës Supreme, Gjykatës së Apelit dhe gjykatave themelore, me ç’rast u themelua komisioni ad hoc për pranimin dhe shqyrtimin e dokumentacionit të kandidatëve;
- Plotësimin e listës së përkthyesve dhe interpretëve gjyqësorë të certifikuar më parë me aktvendim nga ish Gjykatat e Qarkut dhe të njëjtit certifikohen dhe emërohen sipas listave të bashkangjitura për çiftet e gjuhëve: Shqip-Kroatisht dhe Anasjelltas, dhe Shqip-Italisht dhe Anasjelltas.