Shërbimi i Administratës së Përgjithshme është përgjegjës për zbatimin e politikave dhe vendimeve të miratuara nga KGJK-ja. Ofron mbështetje administrative dhe të logjistikës. Për KGJK-në dhe gjykatat në tërësi menaxhon dhe mirëmban informatat e burimeve njerëzore.
Në përputhje me legjislacionin në fuqi të KGJK, zbaton procedurat për përzgjedhjen e punësimit të personelit të kualifikuar. Për KGJK dhe gjykata përgatit raportimin dhe vlerësimin e buxhetit.
Me qëllim të rritjes së performancës së personelit ndërmerr veprimtari ndërmjet planeve të trajnimit. Mbikëqyrë të gjitha veprimet administrative si, hartimin, pranimin, shpërndarjen, dorëzimin dhe ruajtjen e të gjitha shkresave të KGJK.
Në kuadër të këtij shërbimi bëjnë pjesë njësitë profesionale administrative si në vijim:
– Njësia për Administratë dhe Personel,
– Njësia për Buxhet dhe Financa,
– Njësia për Shërbime të Përbashkëta,
– Njësia për Teknologji Informative dhe Komunikim, dhe
– Njësia për Auditim të Brendshëm.