Komisioni për Trajnime (tutje: Komisioni) është komision i përhershëm i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, i cili ushtron detyra dhe përgjegjësit bazuar në Rregulloren për Trajnimin e gjyqtarëve të miratuar nga Këshilli.
Komisioni përbëhet nga kryetari dhe anëtaret të cilët zgjedhen në pajtim me Ligjin për Këshillin Gjyqësor dhe Regulloren për Organizimin dhe Veprimtarinë e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Përgjegjësitë dhe detyrat e Komisionit janë të përcaktuara në Rregulloren Nr. 16/2023 për Trajnimin e Gjyqtarëve, ku ndër të tjera ka këto detyra dhe përgjegjësi: të hartoj dokumentet për politikat, standardet dhe udhëzimet për rregullimin e trajnimit të gjyqtarëve, gjyqtarëve porote dhe stafit administrativ për trajnimin fillestar, trajnimin e vazhdueshëm, trajnimin e vazhdueshëm obligativ, si dhe aktivitetet trajnuese tjera.
Llojet e trajnimeve që zbatohen ndaj gjyqtarit janë:
• Trajnimi fillestar;
• Trajnimi i vazhdueshëm obligativ;
• Trajnimi i vazhdueshëm vullnetar.
Gjyqtarët ndjekin tryezat profesionale dhe aktivitet tjera trajnuese.
Kontakti:
Zyrtar mbështetës i Komisionit për Trajnime:
Mersime Mehmeti – Fetahu