Këshilli Gjyqësor i Kosovës Këshilli Gjyqësor i Kosovës
  • Ballina
  • KGJK
    • Përmbledhje/Fakte kyçe
    • Anëtarët
    • SEKRETARIATI
      • Funksionet dhe përgjegjësitë
      • Zyra e Drejtorit
      • Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore
      • Zyra për përkthime
      • Zyra Qendrore për Evidencë Penale
      • Zyra për Integrime Evropiane
      • Departamenti për Teknologji Informative
      • Departamenti për Logjistikë dhe Infrastrukturë
      • Departamenti për Çështje Ligjore
      • Departamenti për Buxhet dhe Financa
      • Departamenti i Prokurimit
    • Njësia e Inspektimit Gjyqësor
    • Asambleja e Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës
    • Misioni & Vizioni
    • Planet Strategjike
    • Kontakti
  • GJYKATAT
    • Gjykata Supreme
    • Gjykata e Apelit
    • Gjykata Komerciale
    • Gjykata Themelore Prishtinë
    • Gjykata Themelore Mitrovice
    • Gjykata Themelore Pejë
    • Gjykata Themelore Prizren
    • Gjykata Themelore Ferizaj
    • Gjykata Themelore Gjilan
    • Gjykata Themelore Gjakove
  • KOMISIONET
    • Komisioni për Çështje Normative
    • Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel
    • Komisioni për Administrimin e Gjykatave
    • Komisioni për Emërimin e gjyqtarëve
    • Komisioni për vlerësimin e performancës së gjyqtarëve
    • Komisioni për kompensimin e dëmit për personat e dënuar, ose arrestuar pa arsye
    • Komisioni për trajnime
    • Paneli për Lirim me Kusht
    • Komiteti Këshillëdhënës për Etikë Gjyqësore
  • LEGJISLACIONI
    • Kushtetuta
    • Ligjet
    • Rregulloret
    • Udhëzimet Administrative
    • Memorandumet
  • PUBLIKIMET
    • Raporte
    • Pasqyra e performancës
    • Statistikat për lëndët
    • Planet e Punës,Manualet dhe Udhëzuesit
    • Konsultime publike
  • MEDIA
    • Lajmet
    • Njoftimet
    • Galeria
    • Mbledhjet e KGJK-së Online
  • Harta e Faqes
  • Ballina
  • KGJK
    • Përmbledhje/Fakte kyçe
    • Anëtarët
    • SEKRETARIATI
      • Funksionet dhe përgjegjësitë
      • Zyra e Drejtorit
      • Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore
      • Zyra për përkthime
      • Zyra Qendrore për Evidencë Penale
      • Zyra për Integrime Evropiane
      • Departamenti për Teknologji Informative
      • Departamenti për Logjistikë dhe Infrastrukturë
      • Departamenti për Çështje Ligjore
      • Departamenti për Buxhet dhe Financa
      • Departamenti i Prokurimit
    • Njësia e Inspektimit Gjyqësor
    • Asambleja e Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës
    • Misioni & Vizioni
    • Planet Strategjike
    • Kontakti
  • GJYKATAT
    • Gjykata Supreme
    • Gjykata e Apelit
    • Gjykata Komerciale
    • Gjykata Themelore Prishtinë
    • Gjykata Themelore Mitrovice
    • Gjykata Themelore Pejë
    • Gjykata Themelore Prizren
    • Gjykata Themelore Ferizaj
    • Gjykata Themelore Gjilan
    • Gjykata Themelore Gjakove
  • KOMISIONET
    • Komisioni për Çështje Normative
    • Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel
    • Komisioni për Administrimin e Gjykatave
    • Komisioni për Emërimin e gjyqtarëve
    • Komisioni për vlerësimin e performancës së gjyqtarëve
    • Komisioni për kompensimin e dëmit për personat e dënuar, ose arrestuar pa arsye
    • Komisioni për trajnime
    • Paneli për Lirim me Kusht
    • Komiteti Këshillëdhënës për Etikë Gjyqësore
  • LEGJISLACIONI
    • Kushtetuta
    • Ligjet
    • Rregulloret
    • Udhëzimet Administrative
    • Memorandumet
  • PUBLIKIMET
    • Raporte
    • Pasqyra e performancës
    • Statistikat për lëndët
    • Planet e Punës,Manualet dhe Udhëzuesit
    • Konsultime publike
  • MEDIA
    • Lajmet
    • Njoftimet
    • Galeria
    • Mbledhjet e KGJK-së Online
  • Harta e Faqes
  • SQ
  • SR
  • EN

Pyetjet e shpeshta

Cili është mandati i KGJK-së?

Në mbështetje  e Kushtetutës së Republikës së Kosovës  dhe Ligjit 06/L-055  për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, në mandatin e KGJK-se është që të vendos:
  • Vendos për organizimin, menaxhimin, administrimin dhe mbikëqyrjen e funksionimit të gjykatave sipas ligjit;
  • Per propozimin tek Presidenti të  emërimit, riemërimit dhe shkarkimit të gjyqtarëve, si dhe siguron se të gjithë kandidatët e propozuar t’i plotësojnë kriteret e përcaktuara me ligj, sipas procedurave përkatëse ligjore;
  • I propozon Presidentit emërimin dhe shkarkimin e Kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës, siguron se kandidati i propozuar i plotëson kriteret e përcaktuara me ligj dhe janë zhvilluar procedurat përkatëse; 1.4. vendos për përzgjedhjen, emërimin dhe shkarkimin e Kryetarit Gjykatës së Apelit, të kryetarëve të Gjykatave Themelore dhe gjyqtarëve mbikëqyrës;
  • Siguron zbatim dhe mbikëqyrë kriteret për pranim në gjyqësor, të cilat duhet të bëhen në pajtim me parimet e meritës, mundësive të barabarta, barazisë gjinore, mosdiskriminimit dhe përfaqësimit të barabartë, në bazë të konkursit publik dhe pas verifikimit të zotësisë së veprimit të kandidatëve;
  • Vendos për shpalljen e konkurseve për kandidatët për pozita në gjyqësor;
  • Vendos për organizimin e provimit për kandidatët për gjyqtarë sipas rregullores së miratuar nga Këshilli;
  • Vendos dhe mbikëqyrë zbatimin e kritereve për përbërjen etnike të juridiksionit territorial të gjykatës përkatëse dhe për plotësimin e vendeve të lira të punës, të garantuara për anëtarë të komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë;
  • Vendos për numrin e gjyqtarëve në secilin juridiksion
  • Rekomandon themelimin e gjykatave të reja dhe degëve të gjykatave, në pajtim me Ligjin për Gjykatat;
  • Bën inspektimin gjyqësor;
  • Administron gjyqësorin;
  • Harton dhe mbikëqyrë buxhetin për gjyqësorin;
  • Vendos për avancimin, transferimin dhe disiplinimin e gjyqtarëve;
  • Vendos kriteret për vlerësimin e rregullt të gjyqtarëve;
  • Vendos për ngarkesën me lëndë të gjykatave;
  • Siguron funksionimin efikas të gjykatave.
  • Vendos dhe mbikëqyrë kriteret për përcaktimin e politikave, standardeve dhe udhëzimeve lidhur me trajnimin e gjyqtarëve, gjyqtarëve porotë dhe personelit tjetër gjyqësorë dhe mbikëqyrjen e zbatimit të trajnimit profesional të gjyqtarëve dhe gjyqtarëve porotë;
  • Miraton Kodin e Etikës Profesionale për anëtarët e Këshillit, gjyqtarëve dhe gjyqtarëve porotë si dhe Kodin e Etikës për stafin administrativ gjyqësor, shkelja e të cilit është bazë për sanksione, përfshirë shkarkimin nga funksioni;
  • Vendos për miratimin e skemës unike të taksave gjyqësore të zbatueshme në mbarë territorin e Republikës së Kosovës;
  • Siguron menaxhimin e sistemit qendror të evidencës penale sipas rregullores së miratuar nga Këshilli;
  • Miraton raportin vjetor mbi veprimtaritë e gjykatave dhe shpenzimet e buxhetit për gjyqësorin;
  • Bashkëpunon me këshillat gjyqësore të shteteve të tjera dhe organizatat përkatëse vendore dhe ndërkombëtare, me kusht që të mos ndikojë në pavarësinë e punës së tij;
  • Miraton aktet nënligjore në funksion të zbatimit të detyrave dhe përgjegjësive të tij, në pajtim me legjislacionin në fuqi;
  • Kryen detyra të tjera të përcaktuara me ligj.

 

Kush emëron anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe të Kryesuesit?

Këshilli, siç është përcaktuar me Nenin 108 të Kushtetutës, dhe me nenin 8 të Ligjit 06/L-055 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës  përbëhet nga trembëdhjetë (13) anëtarë, me kualifikime dhe ekspertizë profesionale. Anëtarët zgjedhën në këtë mënyrë:

  • Shtatë (7) anëtarë do të jenë gjyqtarë të zgjedhur nga anëtarët e gjyqësorit, si në vijim:
  • dy (2) gjyqtarë të Gjykatës Supreme;
  • dy (2) gjyqtarë të Gjykatës së Apelit;
  • tre (3) gjyqtarë të Gjykatave Themelore.
  • Dy (2) anëtarë i zgjedhin deputetët e Kuvendit, të cilët i mbajnë vendet e fituara gjatë ndarjes së përgjithshme të vendeve dhe të paktën njëri prej këtyre të dyve, duhet të jetë gjyqtar;
  • Dy (2) anëtarë i zgjedhin deputetët e Kuvendit, të cilët i mbajnë vendet e rezervuara ose të garantuara për përfaqësuesit e komunitetit Serb në Kosovë, dhe të paktën njëri prej këtyre të dyve, duhet të jetë gjyqtar;
  • Dy (2) anëtarë i zgjedhin deputetët e Kuvendit, të cilët mbajnë vendet e rezervuara ose të garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve të tjera, dhe të paktën njëri prej këtyre të dyve, duhet të jetë gjyqtar.

Sa zgjat mandati i anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës?

Mandati i anëtarëve të Këshillit është mandat pesë vjeçar (5).

Cilat janë vendimet që merr Këshilli Gjyqësor të Kosovës?

Vendimet e Këshilli Gjyqësor të Kosovës janë vendime të cilat Këshilli i ndërmarr në kuadër të Kompetencave dhe përgjegjësive të cilat burojnë nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe Ligji 06/L-055 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës .

 

A janë takimet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës të hapura për publikun?

Takimet e Këshillit janë të hapura për publikun. Këshilli mund të vendos të mbajë takim të mbyllur për publikun me shumicën e votave të anëtarëve për çështjet si në vijim:
  • Një sekret shtetëror zbulimi i të cilit do të ishte shkelje e ligjit;
  • Çështje e personelit që kanë të bëjnë me gjyqtarë apo punonjës të gjyqësorit, përpos takimit të Këshillit ku merret një vendim përfundimtar disiplinor kundër një gjyqtari;
  • Informacioni jo publik apo zbulimi i të dhënave që do të rrezikonin jetën apo sigurinë e cilitdo person;
  • Një hetim në vazhdim për sjellje të pahijshme apo veprimtari kriminale zbulimi i së cilës në masë të arsyeshme do të rrezikonte objektivitetin dhe efikasitetin e hetimit;
  • Vlerësimi i performansës se gjyqtarëve dhe nëpunësve administrative;
  • Informacioni pronësor zbulimi i së cilës mund të paragjykonte interesat e cilësdo palë që konkurron për një tender qeveritar;
  • Informacione, të dhëna, procese apo kode kompjuterike të biznesit pronësor të cilat janë konfidenciale sipas marrëveshjes kontraktuese apo marrëveshjes për mos zbulim ndërmjet tregtarit dhe Këshillit; dhe
  • Cilido informacion tjetër zbulimi i të cilit do të përbënte shkelje të ligjit.

 

A janë vendimet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës publike?

Vendimet e KGJK-se janë publike, përjashtimisht vendimet munden me qenë  jo publike nëse një gjë e tillë është e ndaluar me ligj.

 

Ku mund ti gjej aktet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës?

Të gjitha aktet nënligjore të Këshillit Gjyqësor të Kosovës mund ti gjeni në uebfaqe në menunë kryesore tek Legjislacioni.

Si mund të informohem për takimet ose punën e komisioneve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës?

Për takimet e KGJK-së ju mund të informoheni përmes ueb portalit të KGJK-së, ku gjendet Kalendari i takimeve.

 

Cili është roli i Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës?

Sekretariati i KGJK-së ndihmon Këshillin në zbatimin e rregulloreve dhe politikave lidhur me menaxhimin, buxhetin dhe administrimin e gjykatave. Sipas udhëzimeve të Këshillit, Sekretariati menaxhon me personelin administrativ dhe mbështetës të gjyqësorit, përfshirë këtu alokimin e personelit administrativ dhe mbështetës në gjykata bazuar në ngarkesën me punë, mirëmbajtjen e regjistrave të personelit, themelimin e sistemit të vlerësimit të performancës, sigurimin e disiplinimit të duhur të punonjësve të gjykatës si dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre të punësimit.

Nën përgjegjësinë e drejtorit, Sekretariati i KGJK-së, këshillon dhe ndihmon KGJK-në në kryerjen e detyrave e përgjegjësive të tij, në menaxhimin e gjyqësorit dhe të gjykatave dhe është përgjegjës për zbatimin e vendimeve të tij, si dhe është përgjegjës për të gjitha funksionet administrative dhe të hulumtimit që ndërlidhen me përkrahjen e Këshillit.

Cili është roli i Njësisë për Inspektim Gjyqësor?

Njësia për Shqyrtim të Performancës së Gjyqësorit (NjShPGj), sipas udhëzimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Komisionit të saj për Administrimin e Gjykatave, punon në zbatim të nenit 29 të Ligjit mbi Këshillin Gjyqësor të Kosovës.
NjShPGj i ofron KGJK-së analiza, vlerësime, rekomandime, këshilla dhe informata, në lidhje me aktivitetet e zhvilluara dhe të shqyrtuara në gjykata, me anë të të cilave do të promovohej kontrolli efektiv me kualitete të larta profesionale të të punësuarve, në kohë dhe me para të arsyeshme.

Ka për qëllim të rishikojë si është zbatuar korniza e caktuar ligjore, se proceset e gjyqësorit deri në ç’masë palëve u ofrohen dhe u respektohen të drejtat, të identifikojë zbrazëtirat apo kundërthëniet ligjore dhe pengesat që do të paraqiteshin, të identifikojë praktikat e mira në gjyqësor të cilat do të mund të zbatoheshin pa e dëmtuar kornizën ligjore të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, të kuptojë pengesat që paraqiten tek gjykatësit gjatë ushtrimit të detyrës, si dhe përgatitë çdo informatë të kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, për mirë ushtrimin e funksioneve gjyqësore.

 

A mund të më ndihmojë KGJK lidhur me lëndën time në gjykatë?

Këshilli Gjyqësor i Kosovës është organ i mandatuar që të bëj administrimin e gjyqësorit, por që nuk ka kompetencë të ndërhyjë në punët e gjyqtareve. Në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve,  gjyqtaret janë të pavarur në rastin e vendosjes në çështje që zhvillohet pran gjykatave. Andaj në mbështetje të legjislacionit  ne fuqi  të vendit tonë,  KGJK nuk mund t’iu një ndihmoj në një  çështje të tillë.

Kam pasur një kontest në gjykatë dhe nuk e kam fituar çështjen. A mund të ankohem ndaj gjyqtarit në Këshillin Gjyqësor të Kosovës?

Jo. Ju nuk mund të ankoheni në Këshillin Gjyqësor të Kosovës ndaj gjyqtarëve të cilët kanë trajtuar rastet ku ju i keni humbur për shkak të mos vërtetimit të pretendimeve tuaja për çështjen e caktuar.

Çfarë nënkupton sjellje e pahijshme / jo etike e gjyqtarit?

Sjellje e pahijshme / jo etike e gjyqtarit është çdo veprim që diskrediton pozitën dhe figurën e gjyqtarit si dhe imazhin e sistemit gjyqësor në Kosovë që përfshijnë:

1. Denimin përfundimtar për një vepër penale, përpos kundërvajtjeve siç përkufizohet me ligj;

2. Neglizhencë në kryerjen, dështim për të kryer apo abuzimin e funksioneve gjyqësore;

3. Dështim në kryerjen e funksioneve në mënyrë të paanshme dhe të pavarur dhe

4. Shkelje e kodit të etikës dhe sjelljes profesionale të gjyqtarëve.

 

Ku mund të ankohem ndaj gjyqtarit për sjellje të pahijshme?

Formularin e ankesës për sjellje të pahijshme mund ta gjeni në faqet e secilës gjykatë në menunë kryesore tek info për palët, ose duke klikuar në këtë link 

A mund të marr nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës çertifikatën që nuk jam i dënuar për vepër penale?

Jo. Çertifikatë që nuk jeni i dënuar për vepër penale e merrni në Gjykatë.

Si mund të kontaktoj Këshillin Gjyqësor të Kosovës?

Këshillin Gjyqësor të Kosovës mund ta kontaktoni përmes email adresave zyrtare
kgjk@rks-gov.net apo k.gjyqesor.ks@gmail.com si dhe përmes numrit zyrtar të telefonit
038 200 17 494.

Cila është adresa dhe orari i punës se Këshillit Gjyqësor të Kosovës?

Adresa: Luan Haradinaj, nr. 133, 10000 Prishtinë.
Orari i punës: Hënë – Premtë: 08:00 – 16:00

 

Buletini

Të fundit

Organizohet punëtori me temën: “Shqyrtimi i funksionalizimit të E-filing”
17.03.2023
Organizohet punëtori me temën: “Shqyrtimi i funksionalizimit të E-filing”
Njoftim për konsultim publik, për projekt –  Udhëzim Administrativ Nr.  X/2023 për Procedurën për Kompensimin e Dëmit të Personave të Dënuar ose të Arrestuar pa Arsye
16.03.2023
Njoftim për konsultim publik, për projekt – Udhëzim Administrativ Nr. X/2023 për Procedurën për Kompensimin e Dëmit të Personave të Dënuar ose të Arrestuar pa Arsye
Rritet niveli i sigurisë në objektet e gjykatave në Pallatin e Drejtësisë
16.03.2023
Rritet niveli i sigurisë në objektet e gjykatave në Pallatin e Drejtësisë
Kryesuesi Zogaj priti në takim përfaqësues nga Departamenti i Drejtësisë të ShBA-së
16.03.2023
Kryesuesi Zogaj priti në takim përfaqësues nga Departamenti i Drejtësisë të ShBA-së
Fillon monitorimi i Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi për vitet 2022-2025
16.03.2023
Fillon monitorimi i Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi për vitet 2022-2025

Kategoritë

  • Galeria
  • Lajmet
  • Njoftimet

Këshilli Gjyqësor i Kosovës

Rr. Luan Haradinaj 133, Prishtinë
Orari i punës: Hënë – Premte: 08:00 – 16:00
T: +383 (0)38 200 17 494
E: kgjk@rks-gov.net

Gjykatat

  • Gjykata Supreme
  • Gjykata e Apelit
  • Gjykata Komerciale
  • Gjykata Themelore Prishtinë
  • Gjykata Themelore Mitrovicë
  • Gjykata Themelore Pejë
  • Gjykata Themelore Prizren
  • Gjykata Themelore Ferizaj
  • Gjykata Themelore Gjilan
  • Gjykata Themelore Gjakovë

Pyetjet e shpeshta

Vegëzat e Institucioneve

Gjykata Kushtetuese e Kosovës
Sistemi Prokurorial i Kosovës
Akademia e Drejtësisë
Gazeta Zyrtare
Kuvendi i Kosovës
Zyra e Kryeministrit
Institucioni i Avokatit të Popullit
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Profesionet e lira juridike

Oda e Avokatëve
Ndërmjetësimi
Noteria
Permbaruesit Privatë
Administratorët Falimentues

Na ndiqni në:

© Këshilli Gjyqësor i Kosovës 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Converged Communications LLC