Andrijana Miletić
Anëtare e KGJK-së - Këshilli Gjyqësor i Kosovës
Andriana Miletić është anëtare e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, e zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Ka përfunduar studimet universitare në Fakultetin Juridik, pranë Universitetit të Prishtinës. Ka qenë e angazhuar për disa vite në Programin për Forcimin e Sundimit të Ligjit - USAID, i cili e ka promovuar sundimin e ligjit përmes përmirësimit të efikasitetit, përgjegjësisë dhe profesionalizmit të gjyqësorit si dhe mbështetjes të funksionimit dhe integrimit të strukturave gjyqësore në veri. Mandati i saj në detyrën e anëtares së Këshillit Gjyqësor të Kosovës është mandat pesë vjeçar, i vlefshëm nga maji 2022 deri në maj 2027.