KGJK ka përzgjedhur dhe caktuar një gjyqtar në Departamentin Special në kuadër të Gjykatës së Apelit

KGJK ka përzgjedhur dhe caktuar një gjyqtar në Departamentin Special në kuadër të Gjykatës së Apelit

Prishtinë, 23 prill 2024 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimit e 325-të, ka përzgjedhur dhe caktuar një gjyqtar në Departamentin Special në kuadër të Gjykatës së Apelit.

Anëtarët e KGJK-së, në bazë të raportit të Komisionit për Përzgjedhjen e Gjyqtarëve të Departamentit Special, aprovuan përzgjedhjen e gjyqtarit Mentor Bajraktari, në pozitën gjyqtar në Departamentin Special në kuadër të Gjykatës së Apelit, mandati i të cilit do të fillojë nga data 1 gusht 2024.