Kujtim Pasuli
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
Kujtim Pasuli është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Civil në Gjykatën e Apelit. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1986. Nga viti 1986 deri në vitin 199, punoi si referent juridik në IT Printeks, në Prizren. Në vitin 2003 u emërua sekretar i kësaj ndërmarrje. Në fillim vitin 2003, mori detyrën e referentit të ekzekutimeve në Gjykatën Komunale në Prizren, të cilën e ushtroi deri në gjysmën e dytë të vitit 2004. Nga viti 2004 deri më 2008 punoi si bashkëpunëtor profesional në Gjykatën e Qarkut në Prizren. Gjatë viteve 2008-2010, shërbeu si prokuror në Prokurorinë Publike Komunale po në Prizren. Në vitin 2010, u emërua gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prizren, detyrë te cilën e la në fund te vitit 2012, për ta marr atë të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, nga 1 janari i viti 2013. Përpos gjuhës amtare (shqip) flet edhe serbisht, turqisht dhe anglisht.