Ahmet Imami
Anëtar i KGJK-së - Këshilli Gjyqësor i Kosovës

Ahmet Imami është pjesë e stafit akademik që nga viti 2015 në Fakultetin Juridik të Universitetit Publik të Gjilanit “Kadri Zeka”, për studimet bachelor dhe master. Në vitin 2012 ka përfunduar Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ndërsa studimet post - diplomike në drejtimin Kushtetues - Administrativ i ka përfunduar në vitin 2014 në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Aktualisht është në përfundim të disertacionit të doktoratës në drejtimin Kushtetues - Administrativ, po ashtu në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Nga viti 2012 deri në vitin 2015 ka punuar si asistent i menaxherit të përgjithshëm në Agjencinë për Shërbime Juridike “Roma” në Gjilan, ndërsa nga viti 2015 deri në vitin 2016, ka qenë i angazhuar në cilësinë e praktikantit në Odën e Avokatëve të Kosovës.
Është autor i disa punimeve shkencore, të publikuara brenda dhe jashtë vendit dhe ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme shkencore.
Më 18 janar 2023 është zgjedhur anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.