Drita Rexhaj
Gjyqtare - Anëtare e KGJK-së - Gjykata e Apelit

Drita Rexhaj është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm-Divizioni për Çështje Civile në Gjykatën e Apelit të Kosovës. Gjyqtarja Rexhaj ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 1992, ndërsa provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 2003. Nga viti 2002 deri në vitin 2003 ajo ushtroi detyrën e praktikantës vullnetare në Gjykatën Supreme të Kosovës, ndërkaq nga viti 2003 deri më 2010 ka ushtruar detyrën e bashkëpunëtores profesionale në Gjykatën Supreme të Kosovës. Më 2010 është emëruar gjyqtare në Gjykatën Komunale në Prishtinë, ndërsa me 01.01.2013 Drita Rexhaj është emëruar gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Në janar të viti 2019 u emërua gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Kosovës.