Njoftim për konsultim publik për Draft – Rregulloren për Organizimin dhe Veprimtarinë e Brendshme të Gjykatave të Republikës së Kosovës

Njoftim për konsultim publik për Draft – Rregulloren për Organizimin dhe Veprimtarinë e Brendshme të Gjykatave të Republikës së Kosovës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, me ndryshimin e pakos ligjore të gjyqësorit e ka vlerësuar të domosdoshme hartimin e Rregullores për Organizimin dhe Veprimtarinë e Brendshme të Gjykatave të Republikës së Kosovës, në frymën e kësaj pakoje.

Në këtë drejtim, Këshilli ka themeluar Grupin Punues për hartimin e Rregullores për Organizimin dhe Veprimtarinë e Brendshme të Gjykatave të Republikës së Kosovës, drafti i se cilës së bashku me shtojcën 1 janë të bashkangjitura . dhe shërbejnë si Drafte ku të gjithë profesionistet e interesuar mund të kontribuojnë me komentet dhe sugjerimet e tyre për finalizimin e Rregullores.

Me qellim të përmirësimit të nivelit të transparencës dhe duke konsideruar të rëndësishëm
kontributin e secilit-ës, Këshilli fton të gjithë profesionistet e interesuar që të paraqesin komentet
apo sugjerimet e tyre për përmirësimin e Draftit ë kësaj Rregulloreje.

Komentet mund të dërgohen në e-mail adresën: kgjk@rks-gov.net

Afati për konsultim publik është 15 ditë, përkatësisht deri me 15 qershor 2020.

Shkarko Draft Rregulloren

Shkarko Shtojcën Regjistrat dhe llojet e lëndëve