Paneli për Lirim me Kusht, ka shqyrtuar 197 kërkesa gjatë kohës së Pandemisë Covid-19

Paneli për Lirim me Kusht, ka shqyrtuar 197 kërkesa gjatë kohës së Pandemisë Covid-19

Prishtinë 06.05.2020 – Paneli për Lirim me Kusht si është organ i veçantë dhe i pavarur në vendimmarrje, i themeluar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës në pajtim me dispozitat ligjore të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe të Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, gjatë periudhës së Pandemisë Covid-19, ka mbajtur seanca me qëllim të shqyrtimit të të gjitha kërkesave dhe propozimeve për lirim me kusht.

Paneli për Lirim me Kusht, nga data 3 prill 2020, ka mbajtur gjithsej dhjetë (10) seanca, gjatë këtyre seancave paneli, ka shqyrtuar dhe ka vendosur për njëqind e nëntëdhjetë e shtatë (197) raste, të gjitha këto kërkesa për lirim me kusht të parashtruara nga ana e të dënuarave përmes Qendrave Korrektuese.

Paneli lidhur me këto kërkesa ka vendosur si në vijim:

Shtatëdhjetë (70) kërkesa janë aprovuar, tetëdhjetë e katër (84)  kërkesa janë refuzuar, në gjashtëmbëdhjetë (16) kërkesa është pushuar procedura e shqyrtimit për lirim me kusht, për arsye të lirimit të parakohshëm nga ana e gjykatave, nëntë (9) kërkesa janë hedhur poshtë dhe tetëmbëdhjetë (18) kërkesa janë të pezulluar. 

KGjK dhe Paneli me Lirim me Kusht janë të përkushtuar edhe në këtë kohë pandemie në mbështetje të qytetarëve, por gjithnjë duke respektuar dhe zbatuar vendimet e Qeverisë.