Filloj implementimi i funksionit të shpërndarjes automatike të lëndëve në gjykata përmes sistemit SMIL

Filloj implementimi i funksionit të shpërndarjes automatike të lëndëve në gjykata përmes sistemit SMIL

Me qëllim të përmirësimit të procesit të punës, rritjes së efikasitetit dhe transparencës së gjykatave në procedimin e lëndëve, me datë 7 shkurt 2020, Këshilli Gjyqësor i Kosovës së bashku me Projektin SMIL filluan pilotimin e funksionit të shpërndarjes automatike të lëndëve përmes sistemit SMIL në Gjykatën Themelore Ferizaj.

Përmes funksionit të shpërndarjes automatike të lëndëve, në mënyrë automatike do të caktohet gjyqtari i lëndës dhe do të jetë e pamundur të parashikohet se cili gjyqtar do të caktohet, duke eliminuar kështu ndërhyrjen e njeriut në procesin e shpërndarjes së lëndëve. Po ashtu, ky funksion do të mundësoj nivel të lartë të monitorimit dhe raportimit të procesit të shpërndarjes së lëndëve.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës së bashku me Projektin SMIL, së shpjeti do të vazhdoj me implementimin e funksionit të shpërndarjes automatike të lëndëve në të gjitha Gjykatat Themelore, në Gjykatën e Apelit si dhe në Gjykatën Supreme të Kosovës.