Ndërmjetësimi u siguron qytetarëve, një alternativë të re për zgjidhjen e konflikteve dhe mosmarrëveshjeve të tyre, pa iu drejtuar procesit gjyqësor, me kosto shumë më të ulët dhe për një kohë shumë më të shkurtër, transparente, ku janë vetë palët që vendosin në marrjen e vendimit, zgjidhjen e çështjes dhe përmirësimin e raporteve.

Shumë shpesh njerëzit mendojnë se forma e vetme dhe më e zakontë e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve është duke iu drejtuar gjykatës e cila merr një vendim gjyqësor për çështjen, duke zbatuar procedurat ligjore.

Mirëpo, jo çdo mosmarrëveshje duhet detyrimisht të zgjidhet në Gjykatë. Palët në një mosmarrëveshje shpesh mund të zgjidhin dallimet e tyre përmes ndërmjetësimit dhe shmangin proceset gjyqësore.

Ndërmjetësimi
Legjislacioni
Ndërmjetësuesit
Shërbimet
Statistikat
Njoftimet

Ndërmjetësimi

  • Çfarë është ndërmjetësimi?
  • Parimet e ndërmjetësimit?
  • Cilat konteste mund të zgjidhen përmes ndërmjetësimit?
  • Si inicohet procedura e ndërmjetësimit?
  • Si zhvillohet procedura e ndërmjetësimit?
  • Kohëzgjatja e procedurës së ndërmjetësimit?
  • Kush mund të jetë ndërmjetësues dhe cili është roli i tij?
  • Efekti juridik i marrëveshjes së arritur në ndërmjetësim?
  • Sa kushton ndërmjetësimi?
  • Si mund të përzgjidhen ndërmjetësuesit?
  • Pse duhet zgjedhur ndërmjetësimin për zgjidhjen e mosmarrëveshjes?
  • Historiku i ndërmjetësimit në Kosovë

Çfarë është ndërmjetësimi?

Ndërmjetësimi është procedurë (metodë) alternative e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, veprimtari jashtëgjyqësore e rregulluar me ligj, i cili zhvillohet vullnetarisht nga palët. Në procedurën e ndërmjetësimit nuk ka një gjyqtar që të vendos për çështjen, por vendimi merret nga vet palët, ku palët në kontest zgjedhin një ose më shumë persona të paanshëm (ndërmjetësuesit) për të ndihmuar palët në arritjen e një zgjidhje reciprokisht të kënaqshme të mosmarrëveshjes së tyre, shumë më shpejtë, më lehtë dhe më lirë se në procedurat gjyqësore.

Parimet e ndërmjetësimit?

Vullneti i lirë i palëve - Procedura e ndërmjetësimit zhvillohet me vullnetin e lirë të palëve, i shprehur gojarisht dhe me shkrim, në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Barazia e Palëve- Në procedurën e ndërmjetësimit palët janë të barabarta dhe kanë të drejta dhe detyrime në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Paanshmëria dhe Pavarësia- Ndërmjetësuesi gjatë zhvillimit të procedurës së ndërmjetësimit është plotësisht i pavarur dhe i paanshëm

Privatësia dhe Konfidencialiteti - Në procedurën e ndërmjetësimit përjashtohet publiku. Procedura e ndërmjetësimit është e natyrës konfidenciale. Deklaratat dhe të gjitha informacionet tjera lidhur me procedurën e ndërmjetësimit nuk mund të përdoren si dëshmi në ndonjë procedurë tjetër, pa miratimin e palëve. Ndërmjetësuesi, palët dhe përfaqësuesit e tyre janë të obliguar që ta ruajnë konfidencialitetin e procedurës së ndërmjetësimit, përveç nëse palët pajtohen ndryshe. Marrëveshja e ndërmjetësimit me pëlqimin e palëve mund të bëhet publike në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Cilat konteste mund të zgjidhen përmes ndërmjetësimit?

Dispozitat e Ligjit për Ndërmjetësim zbatohen në procedurën e ndërmjetësimit në marrëdhëniet kontestuese të subjekteve të së drejtës në raportet juridiko-pasurore, tregtare, familjare, të punës, rastet tjera të kontesteve nga e drejta pronësore, siç janë të drejtat që kanë të bëjnë me fitimin e të drejtave pronësore përmes marrëdhënieve kontraktuale apo të fituara përmes trashëgimisë, procedurat e falimentimit, raporte të tjera civile, administrative dhe penale, në të cilat palët lirisht mund të disponojnë vullnetin e tyre të lirë, në rast se me ligj të veçantë nuk është paraparë përgjegjësia ekskluzive e gjykatës, prokurorisë apo e një organi tjetër kompetent

Ndërmjetësimi dhe procedura e ndërmjetësimit nuk zbatohet për rastet që kanë të bëjnë me dhunën në familje, në pajtim me Ligjin kundër Dhunës në Familje ose për çdo mosmarrëveshje për të cilat është paraparë përgjegjësia ekskluzive e gjykatës apo ndonjë organi tjetër kompetent.

Ndërmjetësimi në fushën penale zbatohet në rastet ku parashihet dënimi me gjobë dhe dënimi me burgim deri në tri (3) vjet.

Ndërmjetësimi aplikohet në marrëdhënie të natyrave të ndryshme kontestuese por nuk kufizohet në llojet e kontesteve si në listat në vazhdim.

Ndërmjetësimi i detyrueshëm është lloj i procesit të referimit vetëm nga gjykatat dhe vlen vetëm për lloje të caktuara të rasteve të së drejtës familjare dhe të së drejtës pronësore. Në raste të tilla, nëse gjykatësi/gjykatësja, nën diskrecionin e tij apo saj, beson që mosmarrëveshja mund të zgjidhet me ndërmjetësim, do të udhëzojë palët që të mbajnë një takim fillestar me ndërmjetësuesin dhe të diskutojnë nëse palët do të provojnë ndërmjetësimin e mosmarrëveshjes. Palët janë të lira që të refuzojnë ndërmjetësimin pas takimit fillestar me ndërmjetësuesin. Megjithatë, nëse palët zgjedhin që të mos provojnë ndërmjetësimin, ato duhet të provojnë për të paktën 30 ditë nga dita që gjykatësi ka referuar rastin për ndërmjetësim para se të vazhdojnë me procedurat gjyqësore.

Llojet e kontesteve për të cilat duhet të zbatohet ndërmjetësimi i detyrueshëm janë:

  • kontestet nga marrëdhëniet familjare lidhur me rastet nga alimentacioni,
  • kujdestaria,
  • kontaktet dhe mbajtja e fëmijës,
  • ndarja e pronës së përbashkët martesore,
  • kontestet pronësore që kanë të bëjnë me të drejtat dhe detyrimet nga të drejtat e servituteve,
  • kompensimi i pronës së shpronësuar.

Lëndët e përshtatshme për ndërmjetësim nga e Drejta Civile

Aplikimi i ndërmjetësimit në rastet civile paraqet ndër rastet më të përshtatshme për t’u ndërmjetësuar. Në raste të këtilla e që nuk kufizohen, palët kanë mundësin t’i drejtohen drejtpërsëdrejti zyrave të ndërmjetësimit apo ndërmjetësuesve për të zgjidhur mosmarrëveshjen e tyre pa pasur nevojë t’i drejtohen gjykatës. Mirëpo, edhe nëse rastet veqse gjendën në gjykata palët kanë mundësinë ta zgjidhin mosmarrëveshjen e tyre përmes ndërmjetësimit duke i propozuar gjyqtarit referimin e rastit në ndërmjetësim.

Marrëdhëniet kontestuese në raportet civile, mund të jenë por nuk kufizohen në:

  • Kontestet lidhur me fitimin dhe humbjen e të drejtës së pronësisë në sendet e luajtshme dhe të paluajtshme
  • Kontestet lidhur me mosrespektimin e të drejtës së parablerjes
  • Kontestet lidhur me bashkëpronësinë
  • Kontestet lidhur me pronësinë e përbashkët
  • Kontestet lidhur me Posedimin dhe bashkëposedimin
  • Kontestet lidhur me pengim posedimin
  • Kontestet lidhur me marrëdhëniet juridike reciproke të pronarëve të njësive të ndërtesës
  • Kontestet lidhur me të drejtën fqinjësore, si: Detyrimi për përkujdesje, Ngatërrimi i kufirit, Shënimi dhe instalimet e kufirit, Pema në kufi, Imisione, Frutat, Degët dhe rrënjët, Hyrja e domosdoshme për marrjen e kafshëve, Kalimi i domosdoshëm, E drejta e kalimit për ndërtesa, Shfrytëzimi i përkohshëm i një paluajtshmërie fqinje, Shembja e një ndërtese, Ndërtimi përtej vijës së kufirit, Mihja rrezikuese, Rrjedha e ujit.
  • Kontestet lidhur me mbrojtjen e pronësisë, si: Kërkesa e pronarit për kthimin e sendit nga poseduesi pa të drejtë posedimi, Kërkesa e pronarit kundër poseduesit me mirëbesim, Kërkesat e poseduesit me mirëbesim nga pronari, Kërkesat e pronarit kundër poseduesit me keqbesim, Kërkesat e poseduesit me keqbesim nga pronari, Kërkesa për largimin dhe mos-përsëritjen e cënimit të pronësisë dhe farëdo cënimi të posedimit apo përdorimit të së drejtës së pronësisë mbi një send
  • Kontestet lidhur me servitutet
  • Kontestet lidhur me barrën sendore
  • Kontestet lidhur me të drejtën e ndërtimit
  • Kontestet lidhur me mospërmbushjen ose përmbushjen e pjesshme të kontratave
  • Kontestet lidhur me kompenzimin e dëmit material dhe jomaterial
  • Kontestet lidhur me shpërblimi në formë të rentës në të holla
  • Kontestet nga e drejta e banimit
  • Kontestet lidhur me administrimin e pasurisë së fëmijës nga njëri prind, të cilit i është besuar rritja dhe edukimi i fëmijës
  • Kontestet lidhur me pasojat personale e pasurore ndërmjet bashkëshortëve pas zgjidhjes së martesë
  • si dhe konteste të tjera që vlerësohen të përshtatshme për ndërmjetësim

Lëndët e përshtatshme për ndërmjetësim nga e Drejta e Punës

Kontestet nga marrëdhënia e punës mund të referohen në procedurën e ndërmjetësimit sipas vlerësimit të gjykatës dhe pajtimit të palëve në kontest. Disa nga lëndët nga marrëdhënia e punës të cilat mund të referohen, por që nuk kufizohen, për zgjidhje përmes ndërmjetësimit janë:

  • kontestet lidhur me diskriminimin në punë mbi çfarëdo baze dhe mobingun
  • kontestet lidhur me kompenzimin e pagave
  • kontestet lidhur me kompenzimin e përfitimeve dhe shpërblimeve tjera në punë mbi bazën e trajtimit të barabartë të të punësuarve
  • kontestet lidhur me kompenzimin e dëmit material dhe jomaterial për lëndimet në punë, përfshirë fitim e humbur dhe rentën
  • si dhe konteste të tjera që vlerësohen të përshtatshme për ndërmjetësim.

Lëndët e përshtatshme për ndërmjetësim nga e Drejta Tregtare

Kontestet tregtare mund të referohen në procedurën e ndërmjetësimit sipas vlerësimit të gjykatës dhe me pajtimin e palëve në kontest. Disa nga kontestet tregtare të cilat mund të referohen, por që nuk kufizohen, për zgjidhje përmes ndërmjetësimit janë:

  • Kontestet e shkaktuara nga konkurrenca e ndershme ose e pandershme
  • Kontestet lidhur me mospërmbushjen e kontratave tregtare të lidhura mes personave fizikë dhe juridik (me përjashtim të kontratave publike)
  • Kontestet që rrjedhin nga funksionimi dhe mbarëvajtja e shoqërive tregtare. Në këtë kategori përfshihen të gjitha mosmarrëveshjet e krijuara për shkak të vendimmarrjeve në organet drejtuese të tyre, apo ato që vijnë për shkak të marrëdhënieve të ortakëve/aksionerëve
  • Kontestet lidhur me kompensimin e dëmit material dhe jomaterial
  • Kontestet lidhur me kontratat e sigurimeve
  • Kontestet që rrjedhin nga kontratat e kredisë (riprogramimi, kamata e kundërligjshme, garancionet bankare)
  • Kontestet lidhur me markat tregtare
  • si dhe konteste të tjera nga e drejta tregtare që kualifikohen si të përshtatshmë për ndërmjetësim.

Lëndët e përshtatshme për ndërmjetësim nga e Drejta Administrative

Çështjet nga e drejta administrative mund të referohen në procedurën e ndërmjetësimit sipas vlerësimit të gjykatës dhe me pajtimin e palëve. Kategoria e lëndëve/konflikteve administrative të cilat mund të referohen, por që nuk kufizohen, për zgjidhje përmes ndërmjetësimit janë:

  • Rastet që kanë të bëjnë me ekzekutimin e aktit administrativ ose afateve për kryerjen e obligimeve inidividuale.
  • Çështjet që kanë të bëjnë me kërkesëpaditë të cilat janë paraqitur së bashku me kërkesëpadinë kryesore si kërkesa aksesore për kthimin e sendeve të marra ose kompenzimin e dëmit.
  • Kontestet lidhur me lartësinë e kompensimit të dëmit, heqjen dorë nga kompensimi I dëmit, afatet për kthimin e sendeve, heqjen dorë nga kthimi i sendeve, etj
  • si dhe raste tjera administrative që vlerësohen të përshtatshme për ndërmjetësim..

Lëndët e përshtatshme për ndërmjetësim nga e Drejta Penale

Në fushën penale, për veprat penale të dënueshme me gjobë ose/dhe me burgim deri në 3 vjet (përjashtuar rastet e Dhunës në Familje), të cilat, para ngritjes së aktakuzës sipas vlerësimit të prokurorit janë të përshtatshme të referohen në procedurën e ndërmjetësimit, ndërsa pas ngritjes së aktakuzës sipas vlerësimit të gjyqtarit, me propozimin e prokurorit ose me propozimin/pajtimin e të dëmtuarit dhe të pandehurit që çështjen e tyre ta zgjidhin në procedurën e ndërmjetësimit, lëndën e tillë e referon në ndërmjetësim.

Veprat penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës që mund të konsiderohen më të përshtatshme për tu referuar në ndërmjetësim janë:

  • Kanosja, neni 181 par.1 dhe 2 i KPRK
  • Ngacmimi, neni 182 par.1
  • Sulmi, neni 184 par.1
  • Lëndim i lehtë trupor, neni 185 par.1
  • Pjesëmarrja në rrahje, neni 187
  • Shtrëngim, neni 192 par.1
  • Cënimi i të drejtës në grevë, neni 221
  • Keqpërdorimi i të drejtës në grevë, neni 222
  • Vjedhja e shërbimeve, neni 314
  • Shpërdorimi i pasurisë së huaj, neni 318
  • Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme, neni 319
  • Vjedhja e pyllit, neni 349
  • Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike, neni 357 par. 2
  • Mos evitimi i rrezikut, neni 362
  • Rrezikimi i trafikut publik, neni 370 par.1
  • Mospjesëmarrja në mënjanimin e rrezikut të përgjithshëm, neni 405
  • Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave, neni 406
  • Marrja apo asgjësimi i vulave zyrtare ose i shkresave zyrtare, neni 407
  • Vetëgjyqësia, neni 410 par.1
  • si dhe vepra penale të tjera që vlerësohen të përshtatshme për ndërmjetësim.

Si inicohet procedura e ndërmjetësimit?

Procedura e ndërmjetësimit mund të iniciohet nga palët, gjykata, prokuroria apo organi kompetent administrativ sipas legjislacionit në fuqi.

Inicimi nga palët, është atëherë kur palët me iniciativë të vet dhe vullnetarisht kërkojnë që kontestin/mosmarrëveshjen e tyre ta zgjidhin përmes ndërmjetësimit, pa iniciuar procedura gjyqësore.

Inicimi nga gjykata, prokuroria apo organi kompetent është atëherë kur rasti gjendet/është paraqitur në njërën nga këto institucione, palët udhëzohen që të provojnë ndërmjetësimin dhe institucioni përkatës e referon rastin në ndërmjetësim. Edhe kur procedura e ndërmjetësimit ka filluar, secila nga palët mund të tërhiqet nga ndërmjetësimi në çfarëdo kohe.

Si zhvillohet procedura e ndërmjetësimit?

Ndërmjetësimi realizohet me ndihmën e një personi të tretë, të kualifikuar dhe të paanshëm, të zgjedhur nga vetë palët, i cili është Ndërmjetësues i licencuar nga Ministria e Drejtësisë. Procedura e ndërmjetësimit konsiderohet të ketë filluar zyrtarisht në datën kur palët dhe ndërmjetësuesi (ndërmjetësuesit) nënshkruajnë marrëveshjen për fillimin e procedurës së ndërmjetësimit. Pas nënshkrimit të marrëveshjes mbi ndërmjetësim, palët dhe ndërmjetësuesi do të caktojnë datën dhe kohën për mbajtjen e seancave të ndërmjetësimit. Procedurat për ndërmjetësim zhvillohen dhe vendosen nga palët. Ndërmjetësuesi lejohet të zhvillojë takime të ndara me secilën palë nëse ai ose ajo konsideron se do të ishte në interesin më të mirë të vazhdimit të procedurës së ndërmjetësimit. Ndërmjetësuesi gjithashtu lejohet të propozoj mundësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, por jo edhe zgjidhjen përfundimtare, e cila duhet dakordohet nga palët.

Kohëzgjatja e procedurës së ndërmjetësimit?

Procedura e ndërmjetësimit është shumë më e shpejtë se procedura gjyqësore.

Përderisa, një lëndë mund të mbetet pa u zgjidhur me vite të tëra në gjykata, Ndërmjetësimi mund të zgjas 90 ditë ose më së shumti 120 ditë. Nëse brenda një seance të vetme apo disa seancave nuk mund të arrihet marrëveshja, atëherë, do të mbahen seanca shtesë deri në përfundimin e periudhës së parashikuar prej 90 apo 120 ditësh. Gjatë kësaj periudhe, palët në çdo kohë mund të zgjedhin të ndërpresin procedurat e ndërmjetësimit dhe t’i kthehen procedurës gjyqësore.

Kush mund të jetë ndërmjetësues dhe cili është roli i tij?

Ndërmjetësues është personi i cili është certifikuar dhe licencuar për ndërmjetësues nga Ministria e Drejtësisë. Qytetarët mund ta verifikojnë në Regjistrin publik të Ndërmjetësuesve të Ministrisë së Drejtësisë, nëse një person është ndërmjetësues i licencuar. Nëse nuk mund të gjendet në Regjistrin publik të Ndërmjetësuesve, atëherë ai nuk është ndërmjetësues i licencuar.

Ndërmjetësuesi ka rol të rëndësishëm në procesin e komunikimit dhe negocimit duke i orientuar palët drejt gjetjes së zgjidhjes më të mirë për ta. Ndërmjetësuesi lehtëson ose ndihmon palët e përfshira në konflikt për të gjetur zgjidhje të pranueshme nga vetë palët, zgjidhje që shpreh vullnetin e lirë dhe të pa imponuar ose pa manipuluar duke respektuar legjislacionin në fuqi në arritjen e marrëveshjes së ndërmjetësimit. Ndërmjetësuesi nuk ka kompetencë të vendos vet kushtet e marrëveshjes ose zgjidhjen e konfliktit sipas vlerësimit të tij.

Efekti juridik i marrëveshjes së arritur në ndërmjetësim?

Marrëveshja e arritur mes palëve në mosmarrëveshjet e referuara nga gjykata, pas aprovimit nga gjyqtari referues, ka fuqinë e një dokumenti përmbarues.

Marrëveshja e arritur mes palëve në mosmarrëveshjet e referuara nga prokuroria, pas aprovimit nga prokurori referues, ka fuqinë e një dokumenti përmbarimor.

Për rastet e vetinicuara, marrëveshja të cilën palët e arrijnë përmes ndërmjetësimit me nënshkrimin e marrëveshjes nga palët dhe ndërmjetësuesi, ka efekt të njëjtë sikurse një vendim gjyqësor i formës së prerë, ka fuqinë e një dokumenti përmbarimor.

Sa kushton ndërmjetësimi?

Udhëzimi Administrativ për tarifën e ndërmjetësuesve përcakton shumën e cila duhet kompensuar ndërmjetësuesin në bazë të llojit të kontestit.

Si mund të përzgjidhen ndërmjetësuesit?

Ndërmjetësit mund të përzgjedhen me marrëveshjen e të dy palëve, nëse njëra nga palët nuk pajtohet me ndërmjetësuesin e zgjedhur nga pala tjetër, mund të zgjedhë një ndërmjetësues tjetër, nga Regjistri Publik i Ndërmjetësuesve i cili është në mënyrë elektronike:Regjistri i ndërmjetësuesve u prezantohet palëve në çdo zyre të ndërmjetësimit nëpër gjyakata dhe prokurori themelore.

Pse duhet zgjedhur ndërmjetësimin për zgjidhjen e mosmarrëveshjes?

Sepse ndërmjetësimi:

  • ju ofron një zgjidhje shumë më të shpejtë, më pak të kushtueshme dhe më transparente.
  • ju jep mundësinë për të vendosur vetë për kushtet e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve pa ndikim dhe jo nga gjyqtari dhe avokati.
  • normalizon dhe përmirëson marrëdhëniet midis palëve dhe krijon premisa për vazhdimin e së ardhmes duke pasur dhe ruajtjen e marrëdhënieve me palën tjetër;
  • është i suksesshëm deri në 90% të rasteve;
  • shmang formalitetet e një gjykimi;
  • për mosmarrëveshjet që mund të ndërmjetësohen, ju nuk keni nevojë t’i drejtoheni paraprakisht Gjykatës. Kështu, shmangni pritjet në gjykata dhe lehtësoni punën e Gjykatave.
  • marrëveshja e arritur në procedurën e ndërmjetësimit përbënë titull ekzekutiv/përmbarimor. “Titulli ekzekutiv” është dokument në bazë të cilit fillohet procedura e ekzekutimit; kjo nënkupton se nëse marrëveshja është arritur, ju nuk keni nevojë të shkoni në gjykatë për ta përmbaruar atë.
  • palët mund të heqin dorë në çdo kohë nga zgjidhja e mosmarrëveshjes përmes ndërmjetësimit dhe të ndjekin procedurat gjyqësore;

Historiku i ndërmjetësimit në Kosovë

Në vitin 2008 për herë të parë në Republikën e Kosovës u aprovua Ligji për Ndërmjetësim duke e vënë bazat e para të institucionalizimit të ndërmjetësimit si proces ligjor në Kosovë. Ndërmjetësimi ka qenë i përkrahur nga donator të ndryshëm si USAID, UNDP, CSSP etj. duke mundësuar qytetarëve qasje më të lehtë dhe më të shpejt në shërbimet e ndërmjetësimit.

Fillimisht në vitin 2012, ndërmjetësimi filloj të funskionalizohet me hapjen e qendrave të ndërmjetësimit në Pejë, Gjilan, Gjakovë dhe Ferizaj, duke vazhduar me hapjen e tyre edhe në Prishtinë, Prizren dhe Mitrovicë.

Me qëllim të vet qëndrueshmërisë të sistemit të ndërmjetësimit në Kosovë, Këshilli Gjyqësor dhe Prokurorial në vitin 2017 kanë caktuar zyrtarë përgjegjës për administrimin e rasteve të referuara në procedurë të ndërmjetësimit brenda gjykatave dhe prokurorive themelore.

Ndërsa, Ligji ri për Ndërmjetësim i cili ka hyr në fuqi në vitin 2018, , ka sjellë risi në procesin e ndërmjetësimit duke përmbajtur dispozita të cilat parashohin referentët për ndërmjetësim, duke hapur zyre të ndërmjetësimit nëpër Gjykatat dhe Prokuroritë Themelore, pastaj dispozita të cilat i referohen ndërmjetësimit të detyrueshëm, si dhe ekzekutueshmërinë e marrëveshjeve të arritura në procedurë të ndërmjetësimit.

Caktimi i zyrtarëve për ndërmjetësim brenda gjykatave dhe prokurorive themelore, ka rezultuar deri tek vet-qëndrueshmëria e sistemit të ndërmjetësimit përkundër ekzistimit apo jo të donatorëve, duke i dhënë fokus të veçantë përmirësimit të shërbimeve, cilësisë së ndërmjetësimit dhe qasjes në drejtësi. Pozita aktuale e ndërmjetësimit në Kosovë si tërësi, ka ndikuar në ngritje të rasteve të referuara, si një proces shumë efikas dhe i rëndësishëm në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet qytetarëve të Kosovës. Ky rezultat i arritur deri më tani paraqet arsye më shumë për funksionimin e ndërmjetësimit.

Ndërmjetësuesit e parë janë licencuar në 2011 dhe aktualisht janë diku rreth 180 ndërmjetësues të licencuar nga Ministria e Drejtësisë në tërë Kosovën, të profileve të ndryshme të gatshëm të ofrojnë shërbime të ndërmjetësimit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Legjislacioni

  • Legjislacioni kombëtar
  • Legjislacioni ndërkombëtar

Legjislacioni kombëtar

LIGJI NR. 06/L-009 PËR NDËRMJETËSIM

LIGJI NR. 03/L-006 PËR PROCEDURËN KONTESTIMORE

KODI NR. 04/L-123 I PROCEDURES PENALE

KODI NR.03/L-193 I DREJTËSISË PËR TË MITUR

LIGJI NR. 04/L-139 PËR PROCEDURËN PËRMBARIMORE

Aktet nënligjore – të bashkëlidhura në dokument

KODI MD-NR.122019 I MIRËSJELLJES SË NDËRMJETËSUESVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

https://md.rks-gov.net/desk/inc/media/12E9F7E8-BCE3-4959-AB03-5B5B537EC354.pdf

UDHËZIM ADMINISTRATIV PËR LICENCIMIN E NDËRMJETËSUESVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

https://md.rks-gov.net/desk/inc/media/56D422B1-BDE2-4305-A106-4D24D5535C76.pdf

UDHËZIM ADMINISTRATIV PËR MBIKËQYRJEN, PËRGJEGJËSINË DHE PROCEDURËN DISIPLINORE TË NDËRMJETËSUESVE

https://md.rks-gov.net/desk/inc/media/276E0D7B-0DB0-4DDC-80AA-F942A79FAB2A.pdf

UDHËZIM ADMINISTRATIV PËR REGJISTRIN E NDËRMJETËSUESVE

https://md.rks-gov.net/desk/inc/media/AFA1E882-4BC9-4D34-BA82-B36BBFF7F1DB.pdf

UDHËZIM ADMINISTRATIV PËR TRAJNIMIN DHE CERTIFIKIMIN E NDËRMJETËSUESVE

https://md.rks-gov.net/desk/inc/media/468FD6E8-D2D3-4CCB-A95E-2A031E12CEE6.pdf

Ndërmjetësuesit

  • Regjistri
  • Ndërmjetësuesi XX
  • Të dhënat dhe biografia e ndërmjetësuesit

Ndërmjetësuesi XX

Të dhënat dhe biografia e ndërmjetësuesit

(Shënim: pasi të hyjnë në fuqi aktet nënligjore mbi ndërmjetësim do të punohet në Regjistrin publik të ndërmjetësuesve ku do të ketë të përfshira fotografi dhe biografi të tyre, të cilat do të inkuadrohen këtu).

Kliko Këtu

Shërbimet

  • Shërbime të Ndërmjetësimit ofrojnë këto institucione:

Shërbime të Ndërmjetësimit ofrojnë këto institucione:

Zyrat e ndërmjetësimit në kuadër të Gjykatave Themelore të Kosovës:

Gjykata Themelore Prishtinë- Kontakti: +383 38 200 17 388

Gjykata Themelore Prizren- Kontakti: +383 29 222 125

Gjykata Themelore Mitrovicë- Kontakti: +383 28 573 776

Gjykata Themelore Pejë- Kontakti: +383 039 434 725

Gjykata Themelore Ferizaj- Kontakti: +383 0290 321 009

Gjykata Themelore Gjilan- Kontakti: +383 0280 322 180

Gjykata Themelore Gjakovë- Kontakti: +383 0390 325 423

Zyrat e ndërmjetësimit në kuadër të Prokurorive Themelore të Kosovës:

Prokuroria Themelore Prishtinë- Kontakti:+383 38 200 18 710

Prokuroria Themelore Prizren- Kontakti:+383 029 242 216

Prokuroria Themelore Mitrovicë-Kontakti:+383 45 817 964

Prokuroria Themelore Pejë-Kontakti:+383 39 422 163

Prokuroria Themelore Ferizaj- Kontakti: +383 0290 326 017

Prokuroria Themelore Gjilan- Kontakti: +383 0280 320 282

Prokuroria Themelore Gjakovë- Kontakti: +383 0390 323 128

Qendra për Ndërmjetësim në Mitrovicë - Kontakti: +383------- info@mediation-mitrovica.org

Adresa: “Nemanjina/Sami Frasheri” No 52, 40 000 Mitrovica, Kosovë

Oda e Ndërmjetësuesve Prishtinë-

Statistikat

  • Statistikat

Statistikat

Këto statistika janë prezantuar duke u bazuar në raportet mujore të raportuara nga menaxherët e qendrave të Ndërmjetësimit, pastaj nga Referentet e caktuar për ndërmjetësim. Edhe pse ndërmjetësimi ka filluar të aplikohet relativisht vonë, statistikat tregojnë se ka ngritje graduale të rasteve të referuara në procedurë të ndërmjetësimit. Deri më tani janë referuar rreth 11,530 (nuk përfshinë vitin 2016, në tre regjione) raste në procedurë të ndërmjetësimit, dhe kanë rezultuar me arritje të zgjidhjes së mosmarrëveshjes rreth 9,320 raste. Ajo që mund të vërehet nga këto statistika janë rezultatet e marrëveshjes me zgjidhje të suksesshme. Arsye më shumë për të zgjidhur ndërmjetësimin si alternativë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Ministria e Drejtësisë do t’i publikojë rregullisht të dhënat e rasteve të referuara në procedurë të ndërmjetësimit.

Databaza

Tabela në vazhdim ju jep një pasqyrë më të mirë të rasteve të referuara në procedurë të ndërmjetësimit për periudhat 2012 – 2019, në Prishtinë:

Prishtinë 2012 2013 2014 2015 2016 2017 2018 2019 Total
Raste të referuara nga Gjykata / 86 360 164 230 393 849 2,082
Raste të referuara nga Prokuroria 1 74 88 267 38 156 293 917
Raste me vet inicim 6 2 20 3 2 / / 33
Të referuara gjithsej për Ndërmjetësim 7 162 468 434 270 549 1,142 3,032
Të zgjidhura gjithsej 3 145 346 515 351 539 947 2,846
Të pazgjidhura gjithsej 4 3 10 11 8 10 131 177
Në proces (shifra e totalit varion) / / / / / / 64 64

Tabela në vazhdim ju jep një pasqyrë më të mirë të rasteve të referuara në procedurë të ndërmjetësimit për periudhat 2012 – 2019, në Ferizaj:

Ferizaj 2012 2013 2014 2015 2016 2017 2018 2019 Total
Raste të referuara nga Gjykata 14 139 20 18 40 219 483 933
Raste të referuara nga Prokuroria / / 79 102 158 93 171 603
Raste me vet inicim 6 7 8 / / 21
Të referuara gjithsej për Ndërmjetësim 20 146 107 120 198 312 654 1,557
Të zgjidhura gjithsej 6 42 81 103 191 298 638 1,359
Të pazgjidhura gjithsej 9 21 15 6 3 14 9 77
Në proces (shifra e totalit varion) / / / 12 4 / 7 7

Tabela në vazhdim ju jep një pasqyrë më të mirë të rasteve të referuara në procedurë të ndërmjetësimit për periudhat 2012 – 2019, në Gjakovë:

Gjakovë 2012 2013 2014 2015 2016 2017 2018 2019 Total
Raste të referuara nga Gjykata 14 57 52 28 12 7 80 250
Raste të referuara nga Prokuroria / 6 67 129 79 27 154 462
Raste me vet inicim 10 3 5 3 / / / 21
Të referuara gjithsej për Ndërmjetësim 24 66 124 160 91 34 234 733
Të zgjidhura gjithsej 16 34 101 129 67 27 210 584
Të pazgjidhura gjithsej 8 26 26 19 6 7 8 100
Në proces (shifra e totalit varion) / / / 17 25 / 16 16

Tabela në vazhdim ju jep një pasqyrë më të mirë të rasteve të referuara në procedurë të ndërmjetësimit për periudhat 2012 – 2019, në Pejë:

Pejë 2012 2013 2014 2015 2016 2017 2018 2019 Total
Raste të referuara nga Gjykata 57 75 75 98 29 22 55 103 514
Raste të referuara nga Prokuroria / / / 56 11 65 195 745 1,072
Raste me vet inicim / / / 4 2 1 / / 7
Të referuara gjithsej për Ndërmjetësim 57 75 75 158 42 88 250 848 1,593
Të zgjidhura gjithsej 22 28 35 139 36 56 227 404 543
Të pazgjidhura gjithsej 20 19 48 40 6 1 23 444 157
Në proces (shifra e totalit varion) 15 48 45 8 / / / / /

Tabela në vazhdim ju jep një pasqyrë më të mirë të rasteve të referuara në procedurë të ndërmjetësimit për periudhat 2012 – 2019, në Gjilan:

Gjilan 2012 2013 2014 2015 2016 2017 2018 2019 Total
Raste të referuara nga Gjykata 70 70 133 203 194 158 49 424 1,301
Raste të referuara nga Prokuroria / / / 16 41 51 73 94 275
Raste me vet inicim / / / 18 13 8 2 / 41
Të referuara gjithsej për Ndërmjetësim 70 70 133 238 248 217 124 518 1,618
Të zgjidhura gjithsej 36 45 144 213 235 193 94 350 1,280
Të pazgjidhura gjithsej 22 17 16 7 13 23 30 128 256
Në proces (shifra e totalit varion) 1 9 14 4 0 1 / 40 40

Tabela në vazhdim ju jep një pasqyrë më të mirë të rasteve të referuara në procedurë të ndërmjetësimit për periudhat 2012 – 2019, në Mitrovicë:

Mitrovicë 2012 2013 2014 2015 2016 2017 2018 2019 Total
Raste të referuara nga Gjykata 4 74 36 20 223 357
Raste të referuara nga Prokuroria / 52 77 61 212 402
Raste me vet inicim 7 19 73 25 / 124
Të referuara gjithsej për Ndërmjetësim 11 145 182 106 435 883
Të zgjidhura gjithsej 11 109 165 100 430 815
Të pazgjidhura gjithsej / 36 20 6 3 65
Në proces (shifra e totalit varion) / / 10 8 2 2

Tabela në vazhdim ju jep një pasqyrë më të mirë të rasteve të referuara në procedurë të ndërmjetësimit për periudhat 2012 – 2019, në Prizren:

Prizren 2012 2013 2014 2015 2016 2017 2018 2019 Total
Raste të referuara nga Gjykata / / 24 94 1 26 187 684 1,016
Raste të referuara nga Prokuroria / 122 18 230 360 365 1,095
Raste me vet inicim / / / 3 0 / / / 3
Të referuara gjithsej për Ndërmjetësim 24 219 19 256 547 1,049 2,114
Të zgjidhura gjithsej / / 6 18 17 255 531 880 1,707
Të pazgjidhura gjithsej 3 15 2 1 16 59 69
Në proces (shifra e totalit varion) / / 7 6 0 / / 110 110

Njoftimet

  • Njoftime për trajnimet e planifikuara
  • Njoftim per trajnimet e mbajtura
  • Vegëzat e institucioneve

Njoftime për trajnimet e planifikuara

KONKURS PËR TRAJNIMIN E 15 KANDIDATËVË PËR NDËRMJETËSUES QË DO TË PËRZGJIDHËN PËR TË MARRË PJËSË NË TRAJNIM PËR QËNDRËN E NDËRMJËTËSIMIT NË MITROVICË

https://md.rks-gov.net/desk/inc/media/6D5D6852-D96Ë-420F-873F-CCF7F294F525.xlsx

VENDIM PËR REVOKIM TË LICENCËS HAMDI (IMER) MALAJ

https://md.rks-gov.net/desk/inc/media/39297C98-D515-4386-BC8F-8AF8A93807F2.pdf

VENDIM PËR REVOKIM TË LICENCËS BERAT (FERAT) IDRIZ

https://md.rks-gov.net/desk/inc/media/AB531CBË-A256-4213-8A24-CAD13FB3B458.xlsx

VENDIM PËR SHPALLJEN E KONKURSIT PUBLIK PËR PËRZGJEDHJE

https://md.rks-gov.net/desk/inc/media/F04ËD94D-1802-4B40-940F-767710D73BA5.pdf

NJOFTIM PËR NDRYSHIMIN E RREGULLORES PËR TRAJNIMIN DHE CERTIFIKIMIN E NDËRMJETËSUESVE

https://md.rks-gov.net/desk/inc/media/B202A787-D6C9-4A5F-A7F8-5FD09A400CËD.pdf

NJOFTIM PËR NDRYSHIMIN E RREGULLORES MBI REGJISTRIMIN E NDËRMJETËSUESVË

https://md.rks-gov.net/desk/inc/media/C9B04D2C-2168-4569-8F43-CD9A530D42C4.pdf

Njoftim per trajnimet e mbajtura

Në aktivitetet e ndërgjegjësimit, Ministria e Drejtësisë mbështetur nga programi Drejtësia Komerciale, kanë ndërmarr një sërë aktivitetesh promovuese.

Lansohet Udhëzuesi për Lëndët e Gjykatave të Përshtatshme për Ndërmjetësim

Më datën 5 mars, 2020, Gjykatat Themelore të Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor kanë organizuar ceremoninë për lansimin e Udhëzuesit për Lëndët e Gjykatave të Përshtatshme për Ndërmjetësim. Shkarko Udhëzuesin

Kjo ceremoni mblodhi figura kyçe nga institucionet qeveritare, ekspertë të fushës dhe u përcoll me fjalime kryesore nga përfaqësues të Gjykatave, Këshillit Gjyqësor, Ministrisë së Drejtësisë dhe Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar USAID.

Hartimi i këtij udhëzuesi është mbështetur nga programi i USAID-it Drejtësia Komerciale, i cili mbështet dhe ndihmon institucionet e vendit për të zvogëluar numrin e rasteve të pazgjidhura në gjykata përmes përdorimit të metodave alternative për zgjidhjen e kontesteve.

Udhëzuesi i cili është aprovuar rishtazi nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka për qëllim të ofrojë orientim të përgjithshëm për Gjykatat e Republikës së Kosovës lidhur me risitë që ka sjellur Ligji nr. 06/-009 për Ndërmjetësim, dhe shërben si orientim për gjyqtarët dhe stafin tjetër të gjykatave për identifikimin më të lehtë të kontesteve të përshtatshme për tu zgjidhur në procedurë të Ndërmjetësimit.

Lansimi i udhëzuesit shënon një rezultat të rëndësishme drejt ngritjes së vetëdijes për ndërmjetësimin si një mjet efikas për të zgjidhur mosmarrëveshjet jashtë gjykatës.

Për te mësuar më shumë rreth Udhëzuesit ju lutem shkarkoni linkun e mëposhtëm:

Tryeza të Këshillimit me Biznese lidhur me Ndërmjetësimin

Programi mbështeti organizimin e tri (3) tryezave të këshillimit me biznese me qëllim të promovimit dhe diskutimit të mundësive për përfshirjen e klauzolës së ZAK (arbitrazh dhe ndërmjetësim) në kontrata: Në të gjitha takimet, theksi kryesor ishte nevoja dhe rëndësia e rritjes së vetëdijes për arbitrazhin, ndërmjetësimin dhe procedurat midis bizneseve.

  1. Me 30 Tetor 2019, u organizua tryeza e rrumbullakët me Asociacionin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës (STIKK) dhe anëtarët e tyre,
  2. Me 15 Nëntor 2019, u organizua tryeza e rrumbullakët me biznese në pronësi të grave të sektorëve të ndryshëm. Kjo tryezë u organizua në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës, Odën Amerikane dhe Aleancën e Biznesit të Kosovës për promovimin e përfshirjes së klauzolave të ADR në kontrata,
  3. Tryeza e tretë e rrumbullakët u organizua më 28 janar 2020, në bashkëpunim me Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës dhe Bankën Qendrore të Kosovës, me qëllim diskutimin e përfitimevetë arbitrazhit dhe ndërmjetësimit, mundësive dhe sfidave për sektorin e sigurimeve.

Trajnimet vetëdijësuese të ndërmjetësimit/Mediation Awareness Training Series (MATS)

Për të hartuar dhe drejtuar seritë e trajnimit të ndërgjegjësimit të ndërmjetësimit (MATS), programi angazhoi Ekspertë të jashtëm të Ndërmjetësimit për të hartuar dhe zhvilluar një program MATS. MATS u është ofruar profesionistëve lokalë të ndërmjetësimit. Ekspertët trajnuan një grup thelbësor të profesionistëve të ndërmjetësimit për të ofruar punëtori mbi ndërgjegjësimin në ndërmjetësim. Pas këtij trajnimi, profesionistët e ndërmjetësimit mbajtën trajnime ndërgjegjësimi, të vëzhguara nga ekspertët e jashtëm, për target grupet siç janë: gjyqtarët, bizneset, avokatët, studentët e universitetit, OJQ-të.

U zhvilluan shtatë punëtori për informim dhe ndërgjegjësim të MATS me grupe të ndryshme pjesëmarrëse:

  1. Punëtoria e mbajtur më 11 nëntor 2019, për gjyqtarët u organizua në bashkëpunim me KGJK-në. Paneli ishte i përbërë nga ndërmjetësi i trajnuar, Nënkryetari i KJC dhe dy ekspertët e angazhuar nga Programi. Pjesëmarrësit në trajnim përfshinin dhjetë gjyqtarë, një bashkëpunëtor profesional dhe një përfaqësues të KJA. Në punëtori morën pjesë 12 pjesëmarrës (2 femra; 10 meshkuj).
  2. Punëtoria e mbajtur më 12 nëntor 2019, për bizneset u organizua në bashkëpunim me shoqata dhe oda të sektorit të ndryshëm. Morën pjesë 14 përfaqësues të bizneseve të sektorit të ndryshëm (7 femra; 7 meshkuj).
  3. Punëtoria e mbajtur më 13 nëntor 2019, për avokatët u organizua në bashkëpunim me OAK-në. 17 avokatë dhe 2 OJQ, të cilat monitorojnë gjykatën dhe publikojnë raporte për të promovuar ndërmjetësimin dhe përdorimin e ndërmjetësimit, morën pjesë (12 femra; 7 meshkuj).
  4. Punëtoria e studentëve u mbajt në 13 nëntor 2019, u organizua në bashkëpunim me Kolegjin UBT, kryesisht për studentë të drejtësisë. Trajnimi u mbajt nga ndërmjetësit e trajnuar. Morën pjesë 22 studentë (16 femra; 6 meshkuj).
  5. Më 6 shkurt 2020, u organizua një punëtori MATS për gjyqtarët dhe avokatët nga rajoni i Prizrenit në bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë së Kosovës dhe Avokatinë e Avokatëve të Kosovës. Në trajnim, gjithsej 21 pjesëmarrës (3 femra; 18 meshkuj): 8 gjyqtarë (2 femra; 6 meshkuj), 2 bashkëpunëtorë profesionistë (2 meshkuj), 10 avokatë (1 femër; 9 meshkuj), dhe një përfaqësues i Akademisë së Drejtësisë së Kosovës.
  6. Më 7 shkurt 2020, u organizua një punëtori MATS për bizneset nga rajoni i Ferizajt në bashkëpunim me shoqata dhe oda të sektorit të ndryshëm. Morën pjesë 5 përfaqësues të bizneseve të sektorit të ndryshëm (2 femra; 3 meshkuj).
  7. Më 10 shkurt 2020, u mbajt një punëtori MATS për OJQ-të nga rajoni i Mitrovicës nga sektorë të ndryshëm. Gjatë punëtorisë u ngritën tema të ndryshme, kryesisht përdorimi i ndërmjetësimit në fusha specifike dhe nevoja për të rritur referimin e rasteve në ndërmjetësim, nevoja për të patur më shumë aktivitete ndërgjegjësuese për publikun e gjerë. 6 pjesëmarrës ishin të pranishëm, nga të cilët 3 ishin serbë dhe 3 ishin shqiptarë (2 femra; 4 meshkuj).

Në përgjithësi, 10 profesionistë të ndërmjetësimit (4 femra; 6 meshkuj) janë përgatitur të kryejnë trajnime të ndërgjegjësimit të ndërmjetësimit tek audienca të ndryshme, dhe 99 pjesëmarrës (44 femra; 55 meshkuj) janë trajnuar për përfitimet e ndërmjetësimit vetëm përmes trajnimeve të ndërgjegjësimit të ndërmjetësimit MATS, gjatë gjithë vitit.

Trajnimet me Akademinë e Drejtësisë

Akademia e Drejtësisë të Kosovës (KJA), mbështetur nga program Drejtësia Komerciale ka zhvilluar trajnime për ndërmjetësim për gjyqtarët. Në total janë zhvilluar 6 trajnime dhe janë organizuar në të gjitha rajonet siç janë Prishtina, Gjilani, Ferizaj, Mitrovica, Gjakova, Prizreni dhe Peja. Programi ndihmoi KJA-në dhe siguroi ekspertizë teknike për trajnuesit për të përgatitur një Modul Trajnimi për Ndërmjetësim (raste civile dhe komerciale). Trajnimi u mundësoi gjyqtarëve të informohen më shumë për dispozitat e reja të ligjit të ri të ndërmjetësimit I cili ka për qëllim të rrisë referimin e rasteve të ndërmjetësimit në çështjet civile dhe komerciale.

Vegëzat e institucioneve

  • Gazeta Zyrtare
  • Ministria e Drejtësisë
  • Oda e Ndërmjetësuesve të Republikës së Kosovës
  • Këshilli Gjyqësor i Kosovës
  • Gjykatat Themelore
  • Këshilli Prokurorial i Kosovës
  • Prokuroritë Themelore
  • Akademia e Drejtësisë
  • Oda Ekonomike e Kosovës
  • Oda Amerikane e Kosovës

Seancat e ndërmjetësim në mënyrë virtuale

Përveç pranisë fizike, ju mund të zhvilloni seancat e ndërmjetësimit në mënyrë virtuale (online) përmes platformave që ju përshtaten palëve dhe ndërmjetësuesit. 

Një ndër platformat më të përdoruara është Jitsi Meet. Kjo platformë është një mënyrë alternative e cila ju mundëson t’i shmangni seancat gjyqësore dhe të zgjidhni rastin tuaj përmes ndërmjetësimit online. 

Shikoni videon më poshtë dhe mësoni se si mund të qaseni në një seancë online të ndërmjetësimit. Mësoni më shumë për Ndërmjetësimin virtual.