Sot, me datë 14 Nëntor 2019, Projekti SMIL prezantoj funksionin e shpërndarjes automatike të lëndëve përmes sistemit SMIL si dhe ndërlidhjen ndërmjet Policisë, Prokurorisë si dhe Gjykatës në mënyrë elektronike përmes SMIL.
Aplikimi i këtyre funksioneve në sistem është në fazat e para të testimit, ndërsa Projekti SMIL ka planifikuar që para përfundimit të këtij viti këto funksione të aplikoj në sistemin real.
Me këtë rast stafi i Projektit SMIL, shprehën gatishmërinë e tyre për funksionalizimin e këtyre funksioneve në SMIL si dhe aplikimin e tyre në institucionet përkatëse.