Njoftim për konsultim publik për draft Rregulloren nr. X/2024 për Klasifikimin e vendeve të punës për nëpunësit civil në administratën e sistemit gjyqësor

Njoftim për konsultim publik për draft Rregulloren nr. X/2024 për Klasifikimin e vendeve të punës për nëpunësit civil në administratën e sistemit gjyqësor

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, me qëllim të zbatimit të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, ka themeluar Grupin Punues për hartimin e Rregullore Nr. X/2024 për Klasifikimin e vendeve të punës për nëpunësit civil në administratën e sistemit gjyqësor. Pas hartimit të projektit fillestar, Grupi punues i ka dërguar draftin Komisionit për Çështje Normative për shqyrtim. Pas një procesi të kujdesshëm të shqyrtimit, drafti i konsoliduar është përgatitur dhe është tani në dispozicion për të gjithë profesionistët e interesuar që mund të kontribuojnë me komente dhe sugjerime për finalizimin e kësaj draft rregullore.

Me qëllim të përmirësimit të nivelit të transparencës dhe duke konsideruar të rëndësishëm kontributin e secilit/ës, Këshilli fton të gjithë profesionistët e interesuar që të paraqesin komentet apo sugjerimet e tyre, për përmirësimin e draftit të kësaj rregullore.

Shkarko Draft Rregulloren

Për informata më të hollësishme, rreth afatit të konsultimit, mënyrës se ku mund të dërgohen komentet dhe sugjerimet, si dhe draft rregullore mund të gjeni memorandumin shpjegues në likun e më poshtëm.

Shkarko Memon Shpjeguese