Mbahet testi kualifikues për gjyqtarë në gjykatat e Republikës së Kosovës, për pozita të rezervuara për komunitetin serb, si dhe testi me shkrim i kandidatëve për bashkëpunëtorë profesionalë në gjykatat e Republikës së Kosovës

Mbahet testi kualifikues për gjyqtarë në gjykatat e Republikës së Kosovës, për pozita të rezervuara për komunitetin serb, si dhe testi me shkrim i kandidatëve për bashkëpunëtorë profesionalë në gjykatat e Republikës së Kosovës

Prishtinë, 4 shkurt 2024 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka organizuar testin kualifikues të kandidatëve për gjyqtarë, në kuadër të procesit të rekrutimit të 8 pozitave për gjyqtarë në nivel të gjykatave të Republikës së Kosovë, të rezervuara për komunitetin serb.

Ndërsa, në kuadër të procesit të rekrutimit të 26 pozitave për bashkëpunëtorë profesionalë në gjykatat e Republikës së Kosovës, KGJK ka organizuar testin me shkrim, ku morën pjesë 83 kandidatë, prej tyre 53 femra dhe 30 meshkuj. Këto procese janë mbajtur në Fakultetin Juridik në Universitetin “Hasan Prishtina”.

Mbarëvajtjen e këtyre dy proceseve e kanë mbikëqyrë KGJK- ja dhe komisioni i caktuar për bashëkpunëtorë profesional nga rradhët e gjyqtarëve me kryetarin e komisionit, gjyqtarin mbikëqyrës të Gjykatës Themelore Mitrovicë, dega në Vushtrri, Agron Maxhuni, si dhe përfaqësues të partnerëve ndërkombëtarë nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Komisionet e këtyre dy proceve në ditën e mbajtjes së testit, kanë përpiluar testin kualifikues për kandidatët për gjyqtarë të rinj për pozitat e rezervuara për komunitetin serb, si dhe për testin me shkrim të bashkëpunëtorëve profesional me qëllim të rritjes së transparencës në sistemin gjyqësor.
KGJK ka ndërmarrë të gjitha veprimet që procesi i këtyre testeve të realizohet në mënyrë profesionale e të bazohet në meritokraci.