KGJK vazhdon bashkëpunimin me Projektin e USAID ‘Drejtësia Komerciale’ për avancimin e drejtësisë komerciale në Kosovë

KGJK vazhdon bashkëpunimin me Projektin e USAID ‘Drejtësia Komerciale’ për avancimin e drejtësisë komerciale në Kosovë

Prishtinë, 1-3 shkurt 2024 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) me mbështetjen e Projektit të USAID ‘Drejtësia Komerciale’, ka organizuar një punëtori për të adresuar çështje të rëndësishme lidhur me Gjykatën Komerciale.

Në këtë punëtori, po marrin pjesë: Gjykata Supreme, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Gjykata Komerciale, përfaqësues të Sekretariatit të KGJK-së si dhe përfaqësues të projektit ‘Drejtësia Komerciale’.

Punëtoria ka në fokus të diskutimit: Prezantimin e Raportit të vitit 2023 të Gjykatës Komerciale, nevojat për unifikimin e praktikës gjyqësore, shqyrtimin e sfidave mbi pavarësinë dhe integritetin e sistemit gjyqësor, në veçanti të Gjykatës Komerciale, zbatimin e Strategjisë për Qasjen në Drejtësi, Implementimin e sistemit për menaxhimin e dosjeve dhe kualiteti i të dhënave, nevojat e Gjykatës Komerciale për resurse, prezantimin e Planit të punës së Gjykatës Komerciale për vitin 2024, prezantimin e Strategjisë së Gjykatës Komerciale 2024-2025, modalitetet e përmbledhjes së praktikës së unifikuar për Gjykatën Komerciale, si dhe çështje të tjera me rëndësi në sistemin gjyqësor.