Prishtinë, 31 janar 2024 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, mori pjesë në takimin e radhës të Komitetit Drejtues të Programit të Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë (EUKOJUST).
Gjatë takimit, u diskutua rreth zbatimit të aktivitete të tremujorit të njëmbëdhjetë me ç’rast u miratua Raporti i Tremujorit të njëmbëdhjetë nga anëtarët e Komitetit Drejtues të Projektit EUKOJUST. Po ashtu, u prezantuan aktivitetet dhe rezultatet gjatë periudhës raportuese vijuese.
KGJK mbetet e përkushtuar për vazhdimin e bashkëpunimit në aktivitetet e planifikuara, me qëllim të realizimit të objektivave të projektit nga të cilat përfiton sundimi i ligjit dhe sistemi gjyqësor në Republikën e Kosovës.