Mbahet takimi i 314-të i KGJK-së

Mbahet takimi i 314-të i KGJK-së

Prishtinë, 31 gusht 2023 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka mbajtur takimin e 314-të me radhë, me ç’rast janë diskutuar dhe miratuar pikat sipas rendit të ditës:

  • Këshilli caktoi ushtruesen e detyrës së Administratores së Gjykatës Supreme të Kosovës, Vjollca Cenaj, e cila do të shërbej si ushtruese e detyrës së administratores nga data 31 gusht 2023 deri në një vendim tjetër të KGJK-së;
  • Anëtarët miratuan shpalljen e konkursit të brendshëm për pozitën Administrator i Gjykatës Supreme të Kosovës, me ç’rast themeluan komisionin për rekrutim të administratorit të Gjykatës Supreme si dhe themeluan komisionin për rishqyrtim të ankesave të kandidatëve;
  • KGJK aprovoi njoftimin e Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore të SKGJK-së për pensionimin e tri (3) gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit dhe një (1) gjyqtari në Gjykatën Themelore në Prizren.