KGJK mirëpret miratimin e Koncept Dokumentit për Gjykatën Administrative dhe të Punës dhe Koncept Dokumentit për Kodin e Procedurës Civile nga Qeveria e Kosovës

KGJK mirëpret miratimin e Koncept Dokumentit për Gjykatën Administrative dhe të Punës dhe Koncept Dokumentit për Kodin e Procedurës Civile nga Qeveria e Kosovës

Miratimi i këtyre dokumenteve, shënon një hap të rëndësishëm të Kosovës në rrugën e reformës institucionale dhe ligjore, për të ju garantuar qytetarëve të vendit qasje më të lehtë dhe më efikase në shërbimet gjyqësore.

Miratimi i dy dokumenteve me rëndësi strategjike, rrjedhë nga nisma e përbashkët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Ministrisë së Drejtësisë dhe Gjykatës Supreme, dhe është kontribut i përbashkët i të gjitha institucioneve të përfshira, duke i falënderuar në mënyrë të veçantë ekspertët dhe Programin e Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë – EUKOJUST, i cili po e mbështetë këtë nismë të institucioneve të drejtësisë.