Mbahet ceremonia e shpërndarjes së certifikatave për ekspertët gjyqësorë të certifikuar dhe emëruar

Mbahet ceremonia e shpërndarjes së certifikatave për ekspertët gjyqësorë të certifikuar dhe emëruar

Prishtinë, 29 qershor 2023 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka organizuar sot ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave dhe ID kartelave për ekspertët gjyqësorë të cilët janë certifikuar dhe emëruar nga KGJK.

Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, para të pranishmëve e ka vlerësuar shumë të rëndësishëm këtë proces për sistemin gjyqësor, meqenëse sot kemi një listë në të gjitha gjykatat e Kosovës, me gjithsej njëmijë e katërmbëdhjetë (1014) ekspertë gjyqësorë të certifikuar dhe emëruar në lëmi të ndryshme.

“Përfundimi i procesit të certifikimit dhe emërimit të ekspertëve gjyqësorë është një lajm i mirë për sistemin gjyqësor, për shkak se në shumicën e fushave tani gjyqtarët do të kenë një listë të ekspertëve të certifikuar, të cilët i plotësojnë kriteret. Me këtë rast, kërkoj nga ana juaj angazhim profesional dhe etikë në përgjegjësitë tuaja, drejt misionit tonë të përbashkët, me qëllim të rritjes së cilësisë dhe profesionalizmit në sistemin gjyqësor”, tha mes tjerash Zogaj.

Regjistrin e ekspertëve gjyqësor mund ta gjeni në linkun më poshtë:

https://www.gjyqesori-rks.org/lista-e-eksperteve-gjyqesor