Njoftim lidhur me përditësimin e listave të përkthyesve dhe/ose interpretëve gjyqësorë të certifikuar nga ish Gjykatat e Qarkut

Njoftim lidhur me përditësimin e listave të përkthyesve dhe/ose interpretëve gjyqësorë të certifikuar nga ish Gjykatat e Qarkut

Prishtinë, 29 dhjetor 2022 – Komisioni për verifikimin e dokumentacionit të përkthyesve dhe interpretëve gjyqësorë të certifikuar me parë me aktvendim nga ish Gjykatat e Qarkut, ka rishikuar të gjitha aplikacionet e dorëzuara të kandidatëve që kanë aplikuar deri më datën 16 dhjetor 2022, për futjen në listën e re të përkthyesve dhe interpretëve gjyqësorë të certifikuar dhe ka aprovuar listat si në vijim:

Lista e kandidatëve të cilët janë futur në listën e re të përkthyesve gjyqësorë:


Lista e kandidatëve të cilët janë futur në listën e re të përkthyesve dhe interpretëve gjyqësorë:

Kandidatët janë certifikuar sipas vendimit të ish Gjykatës së Qarkut d.m.th. atyre që ju shkruan se janë përkthyes mbesin vetëm përkthyes gjyqësorë, ndërsa kandidatëve të cilëve ju shkruan në vendim që janë përkthyes dhe interpret gjyqësor, certifikohen për të dyja, pra për përkthyes dhe interpret gjyqësor.  

Kandidatët të cilët dëshirojnë që në të ardhmen të certifikohen si interpretë gjyqësorë, kanë të drejtë të aplikojnë në konkurset e Këshillit Gjyqësor dhe t’i nënshtrohen provimit me gojë për tu certifikuar edhe si interpretë gjyqësorë. 

Vërejtje: Kandidatët kanë të drejtë ankese në afat prej shtatë (7) ditë pune, duke filluar nga data e publikimit të këtij njoftimi.