Përmbyllen ‘Ditët e Gjyqësorit’ 2022

Përmbyllen ‘Ditët e Gjyqësorit’ 2022

Prishtinë, 28.12.2022 – Gjatë aktiviteteve të “Ditëve të Gjyqësorit” në ditën e tretë, u diskutua lidhur me etikën gjyqësore dhe cilësinë e vendimmarrjes nga gjyqtari i Gjykatës Supreme, z. Agim Maliqi, gjyqtari i Gjykatës Supreme, z. Shukri Sylejmani, Udhëheqësi i Departamentit Special të Gjykatës së Apelit, z. Vaton Durguti dhe anëtari i Komitetit Këshillëdhënës për Etikë Gjyqësore, z. Lumni Sallauka.

Mes tjerash, Kryetari i Komisionit për monitorim, vlerësim dhe raportim të Planit Strategjik, z. Afrim Shala dhe gjyqtari mbikëqyrës në Gjykatën Themelore Mitrovicë, Dega në Vushtrri, z. Agron Maxhuni, prezantuan lidhur me Strategjinë për Përmirësimin e qasjes në drejtësi 2022 – 2025 dhe Strategjinë për Zgjidhjen Efikase të Lëndëve të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar 2022 – 2024.

Ndërsa, lidhur me pavarësinë dhe buxhetin e sistemit gjyqësor si dhe efikasitetin dhe monitorimin e sistemit gjyqësor, diskutuan: Zëvendës kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Qerim Ademaj, anëtarja e KGJK-së, znj. Arjeta Sadiku, Kryetari i Komisionit për Administrimin e Gjykatave, z. Fahret Vellija dhe Kryetari i Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel, z. Avni Mehmeti.

Me të gjitha këto aktivitete gjatë tri (3) ditëve, KGJK ka përmbyllur “Ditët e Gjyqësorit” 2022, ku u rekomandua që të ketë angazhim më të madh në përmirësimin e imazhit të gjykatave si dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të Republikës së Kosovës. 

Në fund, Kryesuesi Zogaj u shpreh optimist për sukseset e radhës të KGJK-së dhe gjykatave gjatë vitit 2023, drejt rritjes së efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies së sistemit gjyqësor.