Publikohet raporti: Nevoja për institucionalizimin e vlerësimit anti-korrupsion në Kosovë (Neni 5.3. i UNCAC)

Publikohet raporti: Nevoja për institucionalizimin e vlerësimit anti-korrupsion në Kosovë (Neni 5.3. i UNCAC)

Prishtinë, 31 maj 2022 – Në kuadër të projektit “Evropa Juglindore – Së Bashku Kundër Korrupsionit”, Njësia e Shoqërisë Civile e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Droga dhe Krim (UNODC), me përkrahjen e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim, të premten është mbajtur konferencë për media ku është publikuar raporti “Nevoja për institucionalizimin e vlerësimit anti-korrupsion në Kosovë (Neni 5.3. i UNCAC)”.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka kontribuar në draftimin e këtij raporti si dhe infografikave, të cilat kanë për qëllim sensibilizimin e publikut mbi parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.