U mbajt takimi i përbashkët ndërmjet KGJK-së dhe KPK-së me administratën gjyqësore të Norvegjisë

U mbajt takimi i përbashkët ndërmjet KGJK-së dhe KPK-së me administratën gjyqësore të Norvegjisë

Prishtinë, 23 maj 2022 – Përmes video-konferencës, u zhvillua sot takimi ndërmjet Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) si dhe Administratës Gjyqësore të Norvegjisë, lidhur me implementimin e fazës tranzitore të Projektit TIK/SMIL.

Qëllimi i këtij takimi ishte për të diskutuar rreth përgatitjeve të fundit të fazës së re tranzitore të projektit SMIL (periudha qershor 2022 – maj 2025), e cila ka dalur si rezultat i implemetimit të suksesshëm të fazave paraprake të projektit.

Në këtë takim, të pranishëm ishin Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, Kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku, përfaqësues të administratës gjyqësore të Norvegjisë si dhe përfaqësues të Ambasadës Norvegjeze në Prishtinë.

Gjatë takimit, u diskutua rreth zbatimit të fazës tranzitore të Projektit TIK/SMIL dhe vazhdimit të implementimit të Sistemit Elektronik për Menaxhimin e Lëndëve në gjykata dhe prokurori, me ç’rast të dy Kryesuesit dhe përfaqësuesit e administratës gjyqësore të Norvegjisë, u dakorduan për bashkëpunim të ngushtë për implementimin e fazës tranzitore të Projektit TIK/SMIL.