Mbahet tryezë për vlerësimin e infrastrukturës së arkivave dhe teknologjisë informative në sistemim e drejtësisë

Mbahet tryezë për vlerësimin e infrastrukturës së arkivave dhe teknologjisë informative në sistemim e drejtësisë

Prishtinë, 20.01.2022 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Albert Zogaj, mori pjesë në tryezën për prezantimin e raporteve të vlerësimit rreth infrastrukturës gjyqësore, arkivave dhe Teknologjisë për Informim dhe Komunikim (TIK), e cila është organizuar nga Programi i Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë (EUKOJUST).

Në këtë tryezë, morën pjesë edhe Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, udhëheqësi i Projektit, Volkmar Theobald, përfaqësues të Zyrës së Bashkimit Evropian dhe zyrtarë të tjerë të KGJK-së dhe KPK-së.

Kryesuesi Zogaj theksoi se mbetet i përkushtuar në udhëheqjen dhe mbështetjen e të gjitha iniciativave që i kontribuojnë digjitalizimit të proceseve të punës në gjykatat e vendit.

Mes tjerash, Kryesuesi Zogaj shprehu përkrahjen dhe gatishmërinë e KGJK-së për bashkëpunim, me qëllim të avancimit të teknologjisë informative dhe digjitalizimit të dokumentacionit të grumbulluar arkivor në sistemin gjyqësor të Kosovës.