Çoçaj pjesë e takimit të përbashkët në mes të KGjK, KPK dhe Institucionit të Avokatit të Popullit

Çoçaj pjesë e takimit të përbashkët në mes të KGjK, KPK dhe Institucionit të Avokatit të Popullit

Prishtinë, 11.02.2021 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Skender Çoçaj, mori pjesë në takimin e përbashkët në mes të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Institucionit të Avokatit të Popullit të organizuar nga Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit.

Tema e diskutimit ishte Ligji për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve dhe bashkëbiseduesit theksuan se ky ligj ka avancuar tutje aspektin e llogaridhënies nga gjyqtarët dhe prokurorët.

Në këtë takim, u diskutua edhe roli i Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve ndaj institucioneve në fjalë, si dhe procedurat e shkeljeve të pretenduara ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.