Projekti i USAID “Aktiviteti për Drejtësi” prezanton planin e veprimit

Projekti i USAID “Aktiviteti për Drejtësi” prezanton planin e veprimit

Prishtinë, 19.01.2021 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Skender Çoçaj, priti sot në takim shefen e projektit të USAID – Aktiviteti për Drejtësi, znj. Geralyn Busnardo.

Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i aktiviteteve dhe planit të punës të projektit në fjalë, i cili u ofron qytetarëve qasje në shërbime gjyqësore më kualitative si dhe mjete të shumta për të zgjidhur nevojat e sistemit gjyqësor.

Kryesuesi Çoçaj falënderoi përzemërsisht Misionin USAID për ndihmën e vazhdueshme, përkushtimin dhe angazhimin përmes projekteve të ndryshme, ofruar sistemit gjyqësor të Kosovës me qëllim të avancimit të sundimit të ligjit.

“Dua të ri theksoj gatishmërinë e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin me USAID dhe projektin e ri duke shpresuar në përmbushjen e synimeve të përbashkëta”, tha Çoçaj.

Znj. Busnardo e informoi Kryesuesin Çoçaj në detaje lidhur me aktivitetet e planifikuara të projektit, si dhe Planin e Veprimit.

Këtij takimi iu bashkua online edhe Drejtoresha e Zyrës së USAID për Demokraci dhe Qeverisje, znj. Christine Davis, e cila tha se ne të gjithë duhet të bashkëpunojmë pasi që kemi qëllimin e njëjtë, pra përmirësimin e sundimit të ligjit.