Regjioni i Gjykatës Themelore në Prishtinë prinë në publikimin e aktgjykimeve

Regjioni i Gjykatës Themelore në Prishtinë prinë në publikimin e aktgjykimeve

Prishtinë, 17.12.2020 – Publikimi i aktgjykimeve ndihmon sistemin gjyqësor që të jetë sa më transparent dhe llogaridhënës ndaj qytetarëve. Bazuar në ligjin në fuqi, të gjitha vendimet përfundimtare duhet të publikohen, andaj kjo rritje e numrit të aktgjykimeve të publikuara tregon se gjykatat janë të përkushtuara dhe po punojnë në drejtim të publikimit të të gjitha aktgjykimeve të plotfuqishme.

Gjatë muajit nëntor, Regjioni i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka publikuar më së shumti aktgjykime në krahasim me regjionet e gjykatave të tjera, në total, 395 aktgjykime. Në diagramet e ilustruara, gjeni numrin e aktgjykimeve të publikuara për secilin regjion të gjykatave, të kategorizuara me degë dhe lëndë.

Aktgjykimet e publikuara mund të gjinden në web faqen zyrtare të Këshillit Gjyqësor të Kosovës në këtë link: https://www.gjyqesori-rks.org/aktgjykimet/

Data e përpunimit të raporteve është 17.12.2020.