KGjK nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Agjencinë Kadastrale të Kosovës

KGjK nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Agjencinë Kadastrale të Kosovës

Prishtinë, 14.12.2020 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Skender Çoçaj dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK), Avni Ahmeti, kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi në mes të KGjK-së dhe AKK-së.

Qëllimi i këtij memorandumi është krijimi i bashkëpunimit në mes palëve për qasjen në Regjistrin për të Drejtat në Pronën e Paluajtshme përmes ueb shërbimeve.

Kryesuesi Çoçaj, tha se nënshkrimi i këtij memorandumi është shumë i rëndësishëm për gjykatat e Kosovës, pasi që siguron qasjen në të dhënat për njësitë kadastrale dhe për person, vetëm për qëllime zyrtare të cilat duhet të trajtohen në mënyrë konfidenciale.

Nga ana tjetër, Kryeshefi Ahmeti, tha se AKK do të angazhohet në kryerjen e obligimeve që dalin nga ky Memorandum Bashkëpunimi, me qëllim që ky bashkëpunim i ndërsjellët të rezultojë në lehtësimin e punës së gjykatave.