Kryesuesi Çoçaj mori pjesë në mbledhjen e tretë të Këshillit Drejtues të KoSEJ II

Kryesuesi Çoçaj mori pjesë në mbledhjen e tretë të Këshillit Drejtues të KoSEJ II

Prishtinë, 05.11.2020 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovë (KGjK), Skender Çoçaj, mori pjesë në mbledhjen e tretë të Këshillit Drejtues, të organizuar nga Projekti për Forcimin e Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Kosovës (KoSEJ II).

Në këtë mbledhje online, u diskutua rreth vlerësimit të sistemit të drejtësisë përmes raportit të Ministrisë së Drejtësisë, efikasiteti i gjykatave përmes raporteve statistikore dhe caktimit automatik të lëndëve nga Sistemi SMIL, kualiteti i shërbimeve në gjykatat e Kosovës si dhe aktivitetet e ardhshme të projektit KoSEJ.

Kryesuesi Çoçaj, falënderoi Këshillin e Evropës për asistencën ndaj sistemit gjyqësor të Kosovës, në veçanti asistencën teknike të ekspertëve të projektit KoSEJ, duke mundësuar që KGjK të ketë mjetet e avancuara për të monitoruar punën e gjykatave si dhe për të përmirësuar performancën, për të rritur efikasitetin dhe llogaridhënien.

“Për shkak të situatës me Pandeminë Covid, kërkojmë nga Projekti KoSEJ II të bëjë maksimumin për të arritur rezultatet që kërkohen me projekt. Në këtë drejtim, KGjK garanton bashkëpunim dhe angazhim edhe më të plotë nga stafi i Sekretariatit të tij si dhe stafi i gjykatave”, tha Çoçaj.

Aktualisht, KGjK po bën përpjekjet maksimale që sa më shumë të aplikohen seancat gjyqësore online si dhe format e komunikimit elektronik, të cilat lejohen me ligj, në mënyrë që puna e sistemit gjyqësor të mos ketë ngecje gjatë kohës së pandemisë.