Mbahet takimi i 239-të i KGjK-së

Mbahet takimi i 239-të i KGjK-së

Prishtinë, 29.09.2020 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), ka mbajtur takimin e 239-të me radhë, nën udhëheqjen e Kryesuesit, Skender Çoçaj, me ç’rast janë diskutuar dhe miratuar pikat sipas rendit të ditës.

Në fillim të këtij takimi, Kryesuesi Çoçaj u uroi mirëseardhje dy (2) anëtarëve të ri të Këshillit, të sapo zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, Driton Muharremi dhe Vilard Bytyçi.

Takimi vazhdoi me diskutimin rreth mbajtjes së gjykimeve online, me ç’rast Çoçaj, tha se Këshilli në koordinim me kryetarët e gjykatave dhe me mbështetjen e Programit të USAID-JSSP, popiloton seancat online në gjykatat themelore. Lidhur me këtë, udiskutua edhe funksionimi i gjyqësorit në kohë pandemie si dhe shtimi i aktiviteteve të punës në gjykata.

Këshilli aprovoi njoftimin e Departamentit të Administratës së Përgjithshme – SKGjK, për pensionimin e një (1) gjyqtari në Gjykatën Themelore në Pejë dhe kërkesën për dorëheqje nga pozita e anëtarit të Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë, gjyqtarit Driton Muharremi, për të vazhduar mandatin si anëtar i KGjK-së.

Gjatë këtij takimi, anëtarët e KGjK-së, shqyrtuan kërkesën e Ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi, për propozimin e Kryetarit të Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, dheaprovuan vazhdimin e mandatit të gjyqtares Nesrin Lushta.

Këshilli themeloi Komisionin për trajnime të KGjK-së dhe Komisionin për Administrim të Gjykatave (KAGj), aprovoirekomandimin e KAGj lidhur me evitimin e shtyrjes së seancave si dhe aprovoi rekomandimin e KAGj, lidhur me caktimin e ekspertëve të gjeodezisë në gjykatat themelore.

Mes tjerash në këtë takim, u shfuqizua vendimi i KGjK-së me të cilin janë pezulluar afatet për shqyrtimin e raporteve të paneleve hetimore.

Në fund, Këshilli vazhdoi takimin me dyer të mbyllura për shqyrtimin e tri (3) rasteve disiplinore.