U mbajt takimi informues me zyrtarët e rijnë të Teknologjisë Informative të rekrutuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës

U mbajt takimi informues me zyrtarët e rijnë të Teknologjisë Informative të rekrutuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës

Me datë 29 Maj, 2020, në platformën online, u mbajt takimi informues me zyrtarët e rijnë të TI-së të cilët janë rekrutuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës. Në këtë takim morën pjesë zyrtarët e rekrutuar nga regjioni i GjTh Prishtinë, respektivisht nga Dega në Lipjan, Podujevë dhe Gllogoc si dhe zyrtarët nga zyra TI-së së KGjK-së.

Shefi i zyrës së TI-së në KGjK, Fatmir Rexhepi, njoftoj zyrtarët e rijnë mbi angazhimet e tyre të cilat do t’i kenë në degët e tyre respektive. Po ashtu të njëjtit u njoftuan rreth Projektit SMIL, angazhimeve të tyre të cilat do ti kenë në implementimin e këtij Projektit në degët e gjykatave në të cilat janë të angazhuar si dhe aktivitet e tjera të cilat kanë të bëjnë me implementimin e SMIL.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të stafit të TIK në departamentet e TIK-ut në KGjK, së fundmi ka rekrutuar me sukses 7 zyrtarë të TI-së në degët e gjykatave në tërë Kosovën, duke ofruar kushtet e nevojshme për aplikimin e teknologjisë në gjykata dhe implementimin e suksesshëm të Projektit SMIL në sistemin gjyqësor të Kosovës.