Kryesuesi i KGjK-së, Skender Çoçaj vizitoi Pallatin e Drejtësisë

Kryesuesi i KGjK-së, Skender Çoçaj vizitoi Pallatin e Drejtësisë

Prishtinë 29.04.2020 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Skender Çoçaj, vizitoi sot Pallatin e Drejtësisë dhe u takua me Kryetarin e Gjykatës Supreme, Enver Peci, Kryetarin e Gjykatës së Apelit, Hasan Shala dhe Kryetaren e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi të cilët njoftuan Kryesuesin Çoçaj rreth gjendjes së përgjithshme të Pallatit të Drejtësisë, me qëllim që të jetë i informuar sa më shumë rreth situatës nëpër gjykata dhe rreth punëve që po zhvillohen gjatë kësaj periudhe.

Gjatë këtij takimi, u diskutua edhe funksionimi i këtyre gjykatave, me kapacitete të limituara përkatësisht aktiviteteve të reduktuara si dhe rreth organizimit të stafit të tyre kujdestar, me qëllim të respektimit të vendimit për masat parandaluese nga Qeveria e Kosovës dhe KGjK.

Kryesuesi Çoçaj tha se Këshilli Gjyqësor i Kosovës po bënë përpjekje maksimale që të menaxhojë sa më mirë situatën e krijuar në sistemin drejtësisë si pasojë e pandemisë covid19, për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të vendit.