Filloj me sukses implementimi i funksionit të shpërndarjes automatike të lëndëve përmes SMIL

Filloj me sukses implementimi i funksionit të shpërndarjes automatike të lëndëve përmes SMIL

Prishtinë, 24.02.2020 – Pas pilotimit me sukses të funksionit të shpërndarjes automatike të lëndëve përmes sistemit SMIL në Gjykatën Themelore në Ferizaj, me datë 18 shkurt 2020 ka filluar implementimi i këtij funksioni në gjitha Gjykatat Themelore në shtetin e Kosovës.

Përmes implementimit të këtij funksioni në gjykata, KGjK ka arritur standarde të larta në transparencën e punës së gjykatës, duke hequr nga përdorimi mënyrën manuale të shpërndarjes së lëndëve, pasi që caktimi i lëndëve tek gjyqtarët tani më bëhet në mënyrë automatike dhe përdoruesi i sistemit apo zyrtari përgjegjës nuk ka mundësi të ndërhyrjes gjatë shpërndarjes së lëndëve, duke eliminuar kështu mundësinë e manipulimit të procesit të shpërndarjes së lëndëve.

Implementimi i funksionit të shpërndarjes automatike të lëndëve përmes sistemit SMIL së shpejti do të filloj edhe në Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën Supreme.